Yjet janë në favor tonin: Këto tri shenja horoskopi do të kënaqen në dashuri gjatë majit

Life style

Yjet janë në favor tonin: Këto tri shenja horoskopi do të kënaqen në dashuri gjatë majit

Më: 6 maj 2017 Në ora: 10:38
Ilustrim

A jeni edhe ju ndër fatlumët të cilët majin do ta mbajnë shumë gjatë në mend…

Dashi

Muaji maj për Deshtë absolutisht do të jetë në anën tuaj, posaçërisht në marrëdhëniet dashurore. Beqarët e kësaj shenje të zjarrtë do të kenë rastin të njohin personin i cili do t’ia preokupojë tërë vëmendjen gjithë verës.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha në planin e tyre dashuror për muajin maj. Është më se e sigurt që ndonjë ish e dashur sërish t’i kthehet në jetë dhe ta bëjë të lumtur.

Nëse jeni në lidhje dashurore, muaji i ardhshëm do të jetë i rezervuar për romantikë. Qetësohuni – e keni merituar.

Virgjëresha

Virgjëreshave të skofiare dhe romantike muaji maj dhe tërë vera do t’u jetë pjesë e jetës të cilën një ditë do ta tregojnë me buzëqeshje në fytyrë.

Pjesëtarët e kësaj shenje të cilët kanë partnerë me siguri do të marrin ofertë për jetë të përbashkët apo mbase edhe do të fejohen, ndërsa Virgjëreshat beqare do të jenë aq të parezistueshme për gjininë e kundërt sa që do të mund të zgjedhin se me kë do t’i kalojnë ditët e nxehta verore.

Mirëpo, yjet ua tërheqin vërejtjen që të mos e teprojnë në joshje, por që vërtet të zgjedhin pësonin i cili u përshtatet.

Peshqit

Peshqit e mrekullueshëm dhe skofiarë më në fund do të kenë pesë minutat e tyre! Maji u shkon në favor posaçërisht Peshqve të cilët nuk janë në lidhje, por që vitin e kaluar kanë pasur probleme që të gjenin partnerin e përshtatshëm.

Periudhë ideale për të gjetur dashurinë do të jetë nëse Peshqit vendosin të shkojnë në një udhëtim, qoftë afarist apo privat.

Pjesëtarët e kësaj shenje, të cilët kanë partnerë më në fund do të qetësojnë epshin dhe do të kënaqen në kujdesin e personit të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat