Pse janë të mjerë njerëzit e zgjuar?

Life style

Pse janë të mjerë njerëzit e zgjuar?

Më: 7 maj 2017 Në ora: 14:58
Ilustrim

Në një skenë në filmin që ka fituar çmimin Oscar “Çifti i lumtur”, Woodie Allen pyet një çift në rrugë se pse janë kaq të lumtur. Përgjigjia e tyre është klasike:

“Ndihem bosh zakonisht, dhe nuk kam asgjë interesante për të thënë”,- thotë vajza.

“Unë ndihem njësoj”,- thotë djali.

Sipas shumë studimeve, inteligjenca dhe të qenit të lumtur shkojnë shumë rrallë bashkë.

Të qenit i edukuar, i pasur apo me arritje të tjera në jetë, nuk do të thotë se ai është domosdoshmërisht i lumtur. Madje të pasurit e këtyre gjërave, mund të ndikojë që ai të jetë më pak i lumtur nga jeta.

Ka disa të vërteta te këto pohime.

Në një libër të publikuar së fundmi nga një profesor i Universitetit të Teksasit në SHBA, me titull “Pse nuk je i lumtur, nëse je i zgjuar”, shpjegohet se pse njerëzit e zgjuar e bëjnë veten e tyre të palumtur , pasi e masin veten me disa arritje që është e vështirë të kapen dhe realizohen.

“Nëse merr një rritje rroge këtë muaj, do të jesh i lumtur për një muaj apo 2, ose ndoshta 6 muaj. Por pas kësaj, do të kërkosh me siguri një rritje më të madhe. Dhe do të duash të balancosh këto kërkesa me lumturinë tënde, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Kjo nuk është ndonjë burim i madh lumturie”,- shkruan ai.

Njerëzit e zgjuar tentojnë të vendosin qëllime të mëdha përpara, drejt të cilave ata orientohen. Duke qenë përherë në ndjekje të diçkaje, ata tentojnë të jenë shpeshherë jo të lumtur kur nuk u ecën ashtu siç nuk e presin.

Pra këta njerëz e çojnë veten në nivele mizerabël duke caktuar qëllime për t’u arritur që shpesh janë të paarritshme.

Asnjë person i zgjuar nuk dëshiron të jetë bosh dhe pa ide, por dëshiron të jetë i mbushur dhe ta pëlqejë atë që bën.

Prandaj ata që gjejnë lumturinë e vërtetë janë diku në mes, një mesatare që shumë persona nuk arrijnë ta gjejnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat