Kjo është mosha kur femrat dhe meshkujt i kënaq seksi më shumë

Life style

Kjo është mosha kur femrat dhe meshkujt i kënaq seksi më shumë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 08:22
Ilustrim

Disa hulumtime nga platforma online e seksit “Happify” e kanë ngritur një çështje shumë të rëndësishme: Kur e përjetojnë njerëzit seksin më të mirë të jetës së tyre?

Sipas njerëzve që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe 60’ta (pra ata të cilët duhet ta kenë përgjigjen për këtë pyetje), seksin më të mirë e kanë përjetuar në vitet e tyre të 40’ta – veçanërisht në moshën 46 vjeçare.

Studimi ka zbuluar edhe disa gjëra tjera interesante, siç është fakti se çiftet të cilët bëjnë seks një herë në javë, mesatarisht, janë më të lumturit. Por, më e rëndësishmja që duhet ta dini është se përafërsisht 50 për qind e çifteve kanë thënë se seksi më i mirë ka ndodhur me partnerin e tyre të tanishëm – pavarësisht moshës. Prandaj, nëse jeni afër ditëlindjes së 46’të, sigurohuni ta zgjidhni partnerin që me të vërtet e dashuroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat