Si të silleni me partnerin i cili vazhdimisht tenton të ju përmirësoj!

Life style

Si të silleni me partnerin i cili vazhdimisht tenton të ju përmirësoj!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Meshkujt adhurojnë të fiksojnë apo rregullojnë gjërat. Kjo sigurisht ka të bëjë me natyrën e tyre mashkullore që në fëmijëri, duke lozur me lodra dhe duke i fiksuar ato sipas mënyrës së tyre dhe duke i përdorur ato në mënyra të reja.

Shumica e këtyre meshkujve rriten në këtë frymë duke tentuar të përmirësojnë vazhdimisht gjërat, si në ambientin e tyre punues, por edhe në jetën e tyre personale – fiksimin e femrave. Ky është lloji i mashkullit që tenton gjithmonë të përmirësojë femrën dhe ndoshta keni të bëni me një partner të tillë. Ky tip i mashkullit paraqitet gjithnjë pasi keni pësuar ndonjë ndarje nga ish i dashuri, apo edhe kur ndjeheni dobët emocionalisht dhe jeni të trishtuar gjatë periudhës dimërore.

Mprehtësia e personave të tillë është se këta paraqiten si partner që duan femrat, mbyten në ndjeshmërinë ndaj jush duke ju dëgjuar për problemet tuaja dhe duke premtuar për rregullimin e gjërave. Por, ky mashkull ka planet e tij. Ai dëshiron të ju ngushëllojë, por në fakt ai ka nevojë që të ndjehet vet i rëndësishëm. Ai do të qëndrojë pranë jush përderisa ka gjëra që mund ti fiksojë tek ju. Kjo nuk ndodh për t’ju bërë juve të ndiheni mirë, por kjo bëhet për plotësimin e nevojave të tij.

Ky person duket i mirë në shumë mënyra: është i sjellshëm, i zgjuar, intelektual, lexon shumë libra. Nuk ka të përjetuar trauma jetësore si ndonjë rast vdekje, divorc të prindërve apo ndonjë problem tjetër – ja edhe pse është i kualifikuar ky lloj mashkulli për të ju fiksuar apo përmirësuar juve. Ai e din se çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm dhe i mirë, sepse ai është i tillë me të vërtetë.

Ai ju bën që të besoni se keni nevojë për përmirësime falë ndihmës së tij, përkushtimit dhe identifikimit të problemeve, që ndoshta nuk i keni ditur derisa nuk e keni takuar këtë mashkull. Ai ju bën të besoni se mund të jeni një person më i mirë, ju dëgjon për problemet tuaja, në njëfarë mënyre duket sikur i vjedh traumat dhe shqetësimet tuaja dhe i merr përsipër.

Por, ky mashkull nuk lejon që ju të bëni zgjedhjet tuaja, sipas tij, ju duhet gjithmonë të jeni e varur nga ai dhe të ndjeni nevojën e tij. Atij i duhet të ketë kontrollin mbi ju dhe kësisoj të ndjehet mirë me veten e tij, të ju posedojë si lodër personale të tij.

Nëse këta persona ndjehen të padëshiruar nga ana juaj, ata largohen mënjëherë. Këta meshkuj nuk riparojnë problemet tuaja, ata krijojnë edhe më tepër telashe. Dhe nuk mërziten fare. Ky mashkull nuk do t’ja di nëse njerëzit mund të përmirësojnë njëri-tjetrin, ju duhet të kaloni mirë vetëm kur jeni në gjendje të keqe dhe ai të jetë shpëtimtari juaj. Mos u lidhni me meshkuj të tillë që duken të mrekullueshëm vetëm në rastet kur ndjeheni emocionalisht keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat