Meshkuj, ka 5 arsye pse një femër e fal tradhtinë

Life style

Meshkuj, ka 5 arsye pse një femër e fal tradhtinë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 07:13
Ilustrim

Mëson që të ka tradhtuar dhe ndjen sikur diçka të ka goditur në kokëë

Duhet ta kishe kuptuar kaq kohë nga shenjat që kishte dhënë, kur ti bëje sikur nuk shikoje. Dhe tani, ndërkohë që të bën deklaratën përfundimtare, ose e ke zbuluar vetë, fillon dhe bie në mendime të thella. Të ndahesh dhe për muaj me radhë të qash e të qëndrosh e mërzitur, apo ta falësh dhe të jetosh me dyshime çdo çastë Dhe e di çfarë ndodh zakonishtë E fal…dhe dëgjon për kohë me radhë qortimet e shoqeve, motrave dhe mamit. Por gjithsesi, nuk ke pse të ndihesh keq, sepse nuk je e vetmja. Janë të shumta femrat që bëjnë të njëjtën gjë, edhe nuk flasim këtu për ato që janë të martuara me fëmijë, por për shumë që janë në të njëjtën situatë me ty.

Arsyet pse ndodh kjo do i gesh më poshtë:

Shpresa e ndryshimit. Ehhh, të gjithë me atë shpresë jetojnë. Por megjithatë çasti kur ai vjen si ndonjë qenush që ka bërë faj dhe të kërkon falje, ty sigurisht që të pëlqen dhe rezultati është që e fal sepse beson që ai do të ndryshojë. E di çfarëë Nuk ka për të ndryshuar dhe këtë ta firmosim me 100 firma. Por ti nuk do ta besosh. Megjithatë e drejta për të gabuar është e gjitha e jotja, nuk të ndihmojmë dot.

Egoizmi. është edhe ai egoizmi në mes që nuk të lë të dorëzosh armët njëherë e mirë. Ka disa nga ato që i venë qëllim vetes për ta bërë atë të dashurohet sërish. Shpresojmë të mos jeni pjesë e grupit që mendon kështu. Dhe atje fillojnë ndryshimet, ngjyra dhe modeli i flokëve, palestra, stili etj.

Si t’i flak kështu kaq viteë Po, është e vërtetë që nëse jeni bashkë prej disa vitesh dhe ke kaluar të 30-tat është e vështirë t’i japësh fund një lidhjeje. Megjihatë të të themi diçkaë Asnjëherë nuk është vonë për një njeri të dashurohet sërish. Askush nuk ka mbetur i vetëm, përveç rasteve që ka qenë dëshira e tij. Sigurisht që do të kalosh një periudhë vetmie, por mos harro që gjithçka kalon.

Fiksimi, ky dreq! është një fenomen që fatkeqësisht shfaqet shpesh. Janë të shumta ato femra që nuk mund ta imagjinojnë veten pa një mashkull. Bota e tyre shëmbet pa ta. Dhe e vërteta e trishtë është që këto lloj femrash e kanë shumë të vështirë të shikojnë të vërtetën, edhe sikur ta kenë para syve. Ndaj nuk dëshirojnë ndryshime dhe preferojnë të heshtin.

Jeta sociale. është një nga gabimet më të mëdha që shumë çifte bëjnë. Shoqëria e tepruar me shokët e njëri-tjetrit. Me kalimin e viteve mësohesh aq shumë me ta saqë harron shoqërinë tënde. Dhe në rast ndarjeje humbja është e dyfishtë, sado që diçka e tillë të duket e padrejtë dhe e dhimbshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat