Si të mbrohemi nga rreziku që vjen nga sallonet e bukurisë

Life style

Si të mbrohemi nga rreziku që vjen nga sallonet e bukurisë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:06
Ilustrim

Shpesh tërhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit, por rrallë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit.

Një nga vendet ku mund të merret HIV-AIDS, hepatiti B dhe sëmundje tjera janë qendrat estetike që janë jashtë çdo kontrolli sanitar.

Specialistët e estetikës mjekësore thonë se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbëve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak të mos sterilizimit të pajisjeve.

Në çdo sallon bëhen trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit.

Specialistët bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës vajzat duhet të bëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbëve duhet t’i kërkojnë përdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si te stomatologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat