Rrëfehet 23 vjeçarja: Prej 2 vitesh bëj seks me kolegun e punës dhe është për mrekulli, por ai tani...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçarja: Prej 2 vitesh bëj seks me kolegun e punës dhe është për mrekulli, por ai tani...

Nga: B.S Më: 31 maj 2017 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se prej dy vitesh bën seks me një kolegë të punës, por ai nuk është i interesuar për diçka më shumë se seks, përcjell Bota sot.

Vajza ka treguar se e do atë dhe dëshiron që të ketë diçka më serioze me të, mirëpo nuk e di çka të bëjë pasi ai nuk do.

Rrëfimi i plotë i saj:

U njoha me një kolegë vetëm për seks por unë dëshiroj që të jemi diçka më shumë, mirëpo ai nuk duket të jetë i interesuar.

Jam 23 vjet dhe kjo është puna ime e parë. Ky djalë punon në të njëjtën firmë me mua por jo në të njëjtin kat. Ai vetëm më buzëqesh kur takohemi në ashensor apo në parking tek veturat tona.

Ai duket shumë i mirë në veshjen e tij me flokët e tij kaçurrel ngjyrë kafeje. Unë e kaloj shumicën e ditës duke ëndërruar për të.

Në firmë kishim një darkë pune. Ne ishim të dy aty dhe ai erdhi tek unë e filluam të flisnim.

Ai është beqar dhe sapo kishte përfunduar një lidhje të gjatë.

Ai më pyeti nëse unë do të dilja për darkë me të. Natyrisht unë thashë po.

Ne kaluam kohë të mrekullueshme, megjithëse ai tha se ishte "shuplakë e plagëve" dhe kishte nevojë për kohë për vete. Çfarë mund të them? I thashë: "OK!" Mendova se ishte vetëm aq, por ai më ftoi edhe  javën e ardhshme dhe shkuam për një pije, pastaj u kthyem në banesën e tij.

Ne bëmë seks dhe ishte e mahnitshme, por ai tha se nuk është gati për diçka serioze tani.

Për dy vite ne u takuam çdo javë. Ai donte që të qëndronim vetëm brenda dhe jo të sillnim në takime sikur në fillim.

Ai nuk dëshiron që të njohë prindërit e mi apo miqtë, thotë se është i turpshëm dhe nuk dëshiron që dikush ta kuptojë për ne në punë.

Ai është 29 vjet dhe i dashuri im i parë i duhur. Ai është një djalë i mrekullueshëm por unë pyes veten se çka do ai.

A ka nevojë ai për më shumë kohë? Unë nuk dua që t’i ngut gjërat dhe ta largoj atë.

A duhet t’i them unë atij se e dua dhe ta shoh se çfarë po thotë?

Përgjigja e psikologes:

Mendoj se ai tashmë e di se si ndihesh ti dhe ai po e merr në avantazh kohën e madhe.

Më vjen keq të të them se ai është i kënaqur me gjërat siç janë dhe nuk do të të japë më shumë.

E di se nuk është e lehtë por do të ishte më mirë që ti të marrësh veten nën kontroll dhe t’i thuash se dëshiron ta përfundosh me të dhe të ecësh përpara.

Fakti është se ti meriton më mirë. Ti e meriton dikë që është krenar të jetë me ty dhe dëshiron të jetë pjesë e jetës tënde.

Pse ke vetëbesim aq të ulët? Mendoj se ti nuk ke pasur dashurinë dhe vëmendjen e duhur. A ka qenë fëmijëria jote e ftohtë dhe pa dashuri?

Ndiq interesat e tua dhe bëj më shumë miq. Mos shiko për miq me përfitime./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat