Seks gjatë “atyre ditëve”? Meshkujt kanë zbuluar mendimin e tyre!

Life style

Seks gjatë “atyre ditëve”? Meshkujt kanë zbuluar mendimin e tyre!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 07:48
Ilustrim

A iu pengon meshkujve seksi gjatë menstruacioneve? Ja se çfarë thonë ata…

Në Imguru është paraqitur një diskutim i nxehtë mbi temën e seksit gjatë menstruacioneve, dhe rezultoi se meshkujt në përgjithësi nuk e kanë problem, krahasuar me besimet konvencionale. Shumë femra frenohen kur bëhet fjalë për këtë periudhë të muajit, edhepse në fakt e dimë se orgazma në fakt mund të na lehtësojë dhimbjen duke na bërë të ndjehemi më mirë. E vërteta është se nuk ka arsye për hezitim dhe të mos ndjeheni mirë. Merrni disa masa paraprake, si një pecetë apo peshqir poshtë prapanicës, relaksohuni dhe kënaquni në intimitet.

Dhe, sigurisht për ju është mëse e nevojshme të kuptoni se edhe për të dashurin tuaj është krejtsisht në rregull nëse jeni me cikël menstrual.

Më poshtë po ju paraqesim disa përgjigje interesante të njerëzve lidhur me këtë temë, ku disa janë shumë të këndshëm, disa janë të trashë nga mendja dhe disave iu pengon disi ky “seks i përgjakshëm”.

Për mua është në rregull, më ka ndodhur dhe sigurisht prap do ta bëj.
Unë mendoj se femrat sillen ndryshe rreth kësaj. Disa pëlqejnë, ndërsa disa të tjera thejshtë iu ikin raportit seksual. Unë thjeshtë jam mësuar me këtë.
Unë nuk shoh asnjë pengesë gjatë ciklit menstrual.
Një arsyetim i mrekullueshëm për të bërë seks nën tush.
Meshkujt pëlqejnë gruan e tyre çdo ditë të muajit, pse jo edhe në këtë periudhë të ciklit.
Dhe….Nuk e mendoj thjeshtë.
Kam pasur marrëdhënie me një femër gjatë ciklit menstrual dhe për të ishte në rregull, por edhe për mua dhe dëshironim të vazhdonim sërish.
Unë jam një femër dhe gjëja e fundit që më vie ndërmend është të bëj seks gjatë ciklit menstrual!
Ditën e parë të ciklit, jo. Ditën e dytë, sigurisht që jo. Pas ditës së tretë? Ndoshta do ta kisha bërë! Po!
Për mua është krejtsisht në rregull, vetëm vendosim një peshqir për të pasur siguri më të madhe.
Dhe ndoshta përgjigja më e mirë e mundshme, sepse vjen nga një femër e ndershme:

# Unë nuk jam mashkull, e pranoj këtë. Por, dua shumë që të kem marrëdhënie seksuale gjatë ciklit tim menstrual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat