Bëra seks me shokun e ngushtë të dashurit tim me të cilin kam një vajzë, por ajo që po bën tani ai...

Life style

Bëra seks me shokun e ngushtë të dashurit tim me të cilin kam një vajzë, por ajo që po bën tani ai...

Nga: B.S Më: 2 qershor 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një vajzë 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shokun e ngushtë të të dashurit të saj, përcjell Bota sot.

Gruaja që ka dhe një vajzë 2 vjet, rrëfen se tashmë është ndarë nga i dashuri dhe se shoku i tij po i qëndron afër si një mik i vërtetë, por ajo dëshiron t’i tregojë se nuk është i tillë.

Ky është rrëfimi i tij i plotë:

Kam  bërë seks me shokun e të dashurit tim, pasi ai vinte tek unë në mënyrë të përsëritur.

Tani ai thotë se do të tregojë se është shoku i ish të dashurit tim.

A duhet t’i tregoj unë të dashurit të vjetër për të?

Isha me të dashurin tim për katër vjet, por ai ishte shumë i pabesueshëm.

Unë jam 27 ndërsa ai është 26 vjet.

Unë isha e dashura e tij e parë dhe kemi një vajzë 2 vjet.

Unë vendosa që të kisha kualifikime më të mira dhe vendosa që të shkoja në hapjen e lokalit në kolegjin tonë.

Shoku i të dashurit që është 28 vjet ishte aty.

Ai më ka bërë shumë sugjerime seksuale më herët por unë gjithmonë kam thënë jo.

Atë mbrëmje ai më tha që të më dërgonte në shtëpi.

Ai voziti ngadalë dhe ne biseduam për disa minuta. Unë kisha shumë brenda për lidhjen time dhe ai ishte i duhuri që të ankohesha.

Më pas ai më puthi dhe ne bëmë seks. Ishte argëtuese por jo e mrekullueshme.

Pas kësaj, ai më kërkonte foto nudo dhe më dërgonte mesazhe të pista.

Unë kurrë nuk iu përgjigja por ai vazhdonte të më dërgonte foto eksplicite të tij.

I dashuri im ishte shumë kontrollues dhe ishte shumë e vështirë që ta mbaja nën kontroll këtë.

Një ditë motra ime do të vinte për vizitë tek unë. Por ai i shkroi asaj pa e ditur unë, duke i thënë se nuk isha mirë dhe të mos vinte.

Unë prita dhe më pas i shkrova duke e pyetur pse po vonohet.

Kjo ishte gjëja e fundi dhe unë e lashë atë dhe vajzën e mora me vete.

Kjo ndodhi para një muaji. Djali me të cilin bëra seks po ndjen keqardhje për ish të dashurin tim, duke u bërë më i afërti me të, edhe pse ky djalë erdhi shumë herë për mua.

E urrej faktin që ai po sillet sikur mik gjeni për të, duke i ofruar mbështetje dhe duke më bërë mua më të keqen.

Ai madje e ka sugjeruar ish të dashurin që të mos më paguajë më për vajzën dhe t’ia bëjë asaj testin e ADN-së.

Unë e di se ajo është. Unë do të doja t’i tregoja ish të dashurit se shoku i tij nuk është mik i vërtetë.

Përgjigja e psikologes:

Mos e bëj. Kjo vetëm do t’i shtonte pretendimet se ti je fajtore.

Ai do të mohonte dhe me siguri që i dashuri yt do t’i besonte atij.

Lërë që ish i dashuri ta kuptojë vetë se si është miku i tij.

Ke bërë mirë që je larguar nga një lidhje kontrolluese dhe tani mund ta fillosh jetën me vajzën tënde.

Jepi vetes hapësirë para se të futesh në një lidhje tjetër, por bëj më shumë jetë shoqërore.sa i përket pagesave, ish i dashuri e ka obligim ligjor që t’i bëjë ato./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat