Këto janë 5 ushqimet që u shtojnë oreksin për seks femrave

Life style

Këto janë 5 ushqimet që u shtojnë oreksin për seks femrave

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 23:38
Ilustrim

A e dinit se një dietë e varfër, me ushqime të përpunuara, shumë sheqer dhe yndyrna e dobëson shumë libidon?

 Seksi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe për të pasur një jetë të lumtur me partnerin. Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë, duhet ta nisni përmirësimin e saj nga dieta.

Ja ushqimet që duhet të shtoni në përditshmërinë tuaj në mënyrë që të jeni gjithmonë në humor për të nisur aksionin poshtë çarçafit.

Shalqi

Përveçse është freskues shumë i mirë në verë, i bën mirë edhe libidos. Sipas “Science Daily”, ky frut ka efekte të njëjta me të viagrës, pasi ka përbërës si citrulina, që shndërrohet në argininë, një aminoacid që përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Fik

Është një frut i shijshëm dhe me shumë të mira në aspektin seksual. Në Greqinë e vjetër fiku mbahej si fruti më sensual. Ai është plot me flavonoidë, polifenolë dhe antioksidantë që forcojnë dhe zgjasin dëshirën seksuale. Mund të bëni edhe një sallatë me fik dhe shalqi për efekte më të mëdha.

Avokado

Aztekët mendonin se avokadot kishin fuqi të mbinatyrshme për përmirësimin e libidos. Kur vinte koha e tyre, vajzat e virgjëra në Meksikë mbaheshin të mbyllura brenda, pasi djemtë nuk përmbaheshin nga ky frut me veti të fuqishme. Ka shumë vitaminë C dhe potas.

Brokoli

Brokoli është një nga ato perime që të bëjnë mirë për çdo gjë. Ka proteina, antioksidantë, minerale dhe fibra. Por, është edhe balancues i shkëlqyer estrogjeni. Sipas “LiveStrong”, brokoli mund të ndihmojë organin riprodhues të femrës që të zhvillohet si duhet.

Salmoni

Shumë i pasur me omega-3, mbron kyçet, përmirëson flokët, lëkurën dhe thonjtë. Gjithashtu, mbron nga sëmundjet e zemrës. Por, shumë pak njerëz e dinë që është edhe një nxitës seksual i shkëlqyer. Duke ngrënë salmon, trupi ynë çliron hormonin dopaminë, që të ngre humorin për gjithçka, përfshirë edhe për të bërë seks. Gjithashtu, proteinat që gjenden në salmon ndihmojnë që seancat të zgjasin më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat