Rrëfehet 27 vjeçari: Po bëja seks të mahnitshëm me motrën e kunatës, por na zunë ajo dhe vëllai të zhveshur dhe...

Life style

Rrëfehet 27 vjeçari: Po bëja seks të mahnitshëm me motrën e kunatës, por na zunë ajo dhe vëllai të zhveshur dhe...

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2017 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një djalë 27 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me motrën e gruas së vëllait, por që i kanë zënë në akt vëllai dhe gruaja e tij, përcjell Bota sot.

Djali thotë se e do vajzën, por që e gjithë familja janë kundër dhe janë mërzitur për atë që ka bërë, duke e parë si një akt kriminal.

Lexojeni rrëfimin e plotë të tij:

Unë po bëja seks me motrën e gruas së vëllait tim, derisa një ditë na zunë të zhveshur.

Familja ime është tmerruar dhe unë tani nuk mund ta shoh atë.

Afera jonë filloi si shans. Ne të dy ishim duke bërë pazar dhe u takuam. Ajo ishte shoqëruesja e nuses ndërsa unë isha mashkulli më i bukur në dasmën e vëllait vitin e kaluar, kështu që mundësitë ishin që ne të tërhiqeshim.

Ishte ftohtë derisa ne po flisnim kështu që unë i vura duart rreth saj.

Ajo më sugjeroi që të pinim kafe në shtëpinë e motrës së saj, ku ajo po jetonte për një kohë. Të gjithë kishin dalë.

I mbajtja duart rreth saj edhe kur u futëm në shtëpi dhe më pas e putha atë.

Kjo ishte si shaka në fillim por më pas ajo më dukej shumë atraktive dhe ne u afruam më shumë.

Pas pak ne shkuam në dhomën e saj të ndarë ku po qëndronte dhe bëmë seks të mrekullueshëm.

Pas kësaj ne bëmë seks disa herë kur shtëpia ishte e zbrazët.

Çdo gjë ishte mirë derisa një ditë motra e saj dhe vëllai im u kthyen më herët pas vizitës tek familja.

Vrapova në banjë, duke e kaluar vëllain tim në rrugë. Gruaja e tij e gjeti motrën e saj në dhomë të zhveshur.

Ajo është 22 vjeç dhe unë jam 27 vjeç kështu që ne jemi të dy të rritur, por ishte e tmerrshme.

Kunata ime hyri në shtëpi.

Unë shkova në shtëpi dhe mora një thirrje nga babai duke më thënë se nëna ime nuk do të më fliste kurrë më.

Ata më bëjnë të ndihem se unë kam tradhtuar të gjithë, por nuk mund të shoh se kemi bërë ndonjë gjë kaq të tmerrshme.

As unë dhe as motra e gruas së vëllait nuk është në lidhje, kështu që nuk e kemi tradhtuar askënd.

I kërkova falje vëllait tim dhe ai më tha se ishte në rregull, por gruaja e tij ka thënë se ndihet e zemëruar dhe e turpëruar.

Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë vajzë por siç duket nuk ka të ardhme me të, pasi e gjithë familja po na trajtojnë si kriminelë.

Ne nuk jemi te një gjaku dhe nuk kemi bërë incest.

Është shumë e padrejtë dhe më mungon shumë ajo.

Përgjigja e psikologes:

Familja e ka tejkaluar, por askush nuk pret që të gjejë dy persona të familjes të zhveshur në një dhomë rezervë.

Ti ke të drejtë kur thua se nuk ke arsye pse ti dhe ajo nuk mund të jeni bashkë, nëse ju e doni njëri tjetrin.

Pyete vëllain tënd nëse ai do të flasë me familjen dhe shpjegoja se të vjen keq që i ke shokuar por ju nuk po bëni asgjë kriminale dhe të pamoralshme.

Kur ai të të raportojë se e ka bërë, më pas thirre secilin ndaras dhe kërkoju falje që i ke mërzitur.

Është shumë e padrejtë që ju dhe kjo vajzë që e doni të trajtoheni në këtë mënyrë.

Fol edhe me atë dhe shpjegoja se ajo nuk ka bërë asgjë keq. Thuaj se shpreson që e gjithë familja do ta kuptojë gjithë këtë.

Në ndërkohë, ju të dy ndoshta më mirë mund të takoheni diku tjetër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat