Rrëfehet 25 vjeçarja: Kam një vajzë dhe të dashurin, por bëj seks me shokun e ish të dashurit dhe...

Life style

Rrëfehet 25 vjeçarja: Kam një vajzë dhe të dashurin, por bëj seks me shokun e ish të dashurit dhe...

Nga: B.S Më: 13 qershor 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Një grua 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks për tre muaj me ish të dashurin, i cili ka qenë shoku më i mirë i ish të dashurit të saj të mëparshëm, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se tani ka një partner tjetër dhe ka lindur një vajzë, por që e do ende atë dhe nuk e do çfarë të bëjë.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Bëj seks të mahnitshëm dhe sekret me ish të dashurin. Unë kam një fëmijë me partnerin tim aktual dhe ai është një baba i mrekullueshëm por unë nuk mund të ndaloj së menduari për këtë djalë me të cilin jam.

Ish i dashuri është shoku më i mirë i ish të dashurit të mëhershëm që unë kam pasur.

18 muaj më parë unë u takova me të në palestër. Nuk kishte shumë kohë që unë isha në një marrëdhënie dyvjeçare me shokun e tij.

Unë gjithmonë e kam fantazuar atë dhe ai ishte shumë i dashur, duke më pyetur gjithmonë se si isha. Unë rashë me të në dashuri menjëherë.

Unë ende e kujtoj datën saktësisht. Njerëzit thonë se ti gjithmonë e di se kur e gjen një dhe të vetmin dhe kjo është e vërtetë. Unë e kam bërë këtë. Unë jam 25 ndërsa ai është 26 vjeç.

Ne i shkëmbyem numrat dhe filluam të shkruajmë. Më pas ne dolëm për pije dhe më pas më shumë.

Seksi ishte mrekulli dhe shumë pasionant. Ne kaluam aq shumë kohë sa mundëm së bashku por u ndamë pas 3 muajsh.

Unë mora vendim që të përfundoja atë, që ta ruaja miqësinë mes tij dhe ish të dashurit tim. Unë vazhdova kështu vetëm disa ditë por më pas u ktheva për atë që kisha bërë.

Kanë kaluar 15 muaj që kur jemi ndarë por ndjenjat janë ende të njëjta. Nuk mendoj se ato do të më largohen ndonjëherë. Ai ishte e gjithë bota ime.

Unë nuk mund ta largoj atë nga mendja ime, edhe pse unë kam të dashur tani.

Ai është 27 vjet dhe ne kemi qenë bashkë prej 1 viti dhe unë së fundmi kam sjellë në jetë dhe një vajzë. Partneri im nuk ka ide se si unë ndihem. Unë nuk mund t’i tregoj atij sepse do t’i thyhej zemra dhe unë e dua atë.

Unë me të vërtetë dua që lidhja jonë të funksionojë për sigurinë e vajzës sonë. Si ta ndaloj veten që të mos mendoj për atë djalë?

Ai ndoshta është në lidhje tani. Unë ende e dua atë por kam frikë t’i flas.

Përgjigja e psikologes:

Qëndro e qartë me veten. Asnjë kontakt me të nuk do të të bëjë mirë.

Ti ke bërë vendim të duhur dhe kujtoje se ke një vajzë, e cila duhet të jetë para së gjithash.

Do të jetë e rrezikshme për një nënë të re që të mendojë për ëndrrat e të kaluarës.

Mundohu që ta rregullosh lidhjen tënde dhe të kujdeseni bashkë për vajzën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat