Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve

Life style

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:08
Ilustrim

Femrat edhe ashtu shpesh janë të komplikuara për ne meshkujt, por marrëdhëniet midis tyre janë një gjë me të vërtetë e vështirë për t'u kuptuar.

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve, qoftë për raportet e miqësisë, apo të armiqësisë.

Ja disa nga raportet më të shpeshta midis tyre:

E njohura e vjetër

Është vajza që e keni në fqinjësi, në shkollë, apo në punë. Edhe pse e njihni me vite të tëra, kurrë nuk keni krijuar një raport më të thellë me të. Kjo nuk është dikush të cilit ia besoni sekretet tuaja, apo që qani hallet me të.

Shoqja e përkohshme

Ju ka bashkuar situata në të cilën jeni gjendur, qoftë nëse jeni punësuar në të njëjtën kohë, jeni ndarë, apo jeni sëmurë. Situatat e tilla të stresit i shtyjnë njerëzit që të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerët. Por, këto shoqëri rrallëherë kalojnë në shoqëri të gjata.

Shoqja e vërtetë

Ky lloj i raportit është më së vështiri për t’u krijuar. Shoqja është shumë e afërt me femrën. Shoqja e mirë e luan rolin e terapeutit, mbështetëses, bile edhe të partnerit jetësor, thonë psikologët. Shoqja e mirë është dikush te i cili mund të llogaritni gjithmonë, e mu për shkak të bukurisë dhe thellësisë së atij raporti, është e pamundur që të keni shumë shoqe të tilla.

Armikja

Është dikush që nuk keni mundur ta evitoni gjatë jetës, qoftë se keni shkuar në shkollë, në fakultet, apo keni punuar së bashku. Ajo që preferoni ta bëni në një rast të tillë, është që ta injoron i atë person. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat