Shokon 24 vjeçari: Bëj seks me ish të fejuarën e vëllait tim, por...

Life style

Shokon 24 vjeçari: Bëj seks me ish të fejuarën e vëllait tim, por...

Nga: Bota sot Më: 30 qershor 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Një djalë 24 vjet ka rrëfyer për The Sun se bën seks me ish të fejuarën e vëllait të tij, e cila e kishte lënë atë për dikë tjetër, përcjell Bota sot.

Djali tregon se u takua me vajzën dhe tashmë janë bashkë dhe duan të jenë gjithmonë, por ka frikë nga reagimi i vëllait të tij kur ta kuptojë këtë.

Lexojeni rrëfimin e plotë të tij:

Bëj seks me ish të fejuarën e vëllait tim dhe është jashtë kësaj bote, por e di që vëllai im do të më urrejë po ta kuptojë.

Unë jam 24, ndërsa vëllai im është 26 vjet. Ai u njoh me të fejuarën e tij në universitet dhe ajo është e moshës së tij.

Ajo ishte mahnitëse dhe e mençur dhe jashtë ligës time. Pasi ishte edhe jashtë ligës së vëllait im, ajo e la për dikë tjetër.

Vëllai im ishte i lënduar dhe dëshpëruar. Për pesë vite ne nuk ishim të lejuar të përmendnim emrin e saj në shtëpi. Unë shkova në një festë në maj dhe ishte befasi ta shihja atë aty. Unë mendova se duhej ta shmangia, por ajo erdhi tek unë dhe më përqafoi sikur unë isha shoku i saj më i mirë.

Ajo dukej më mahnitëse se kurrë dhe në shumë shpejt ishim duke biseduar dhe shkonim shumë mirë.

Ajo më tha se ndihej shumë keq dhe fajtore që e kishte lënduar vëllain tim në atë mënyrë por e kishte kuptuar se gjërat mes tyre nuk mund të funksiononin.

Ajo më shpjegoi se ajo kishte filluar të dilte më dikë tjetër dhe se ishte pushtuar nga ai.

Ajo më tha se mund t’i tregoja vëllait tim se ai person tashmë e kishte lënë për dikë tjetër.

I thashë që më vjen keq që nuk i ka funksionuar lidhja. Ajo më pyeti se si ishte vëllai im ato ditë dhe unë i tregova se ishte mirë por ende beqar dhe që jetonte në qytet.

Mendova se ajo do të më kërkonte numrin e tij por në vend të kësaj ajo më tha nëse ne mund të ishim miq.

Mu desh t’i thosha po. Ajo është një vajzë e bukur dhe me zemër të mirë dhe e di se do ta urrente ta lëndoja.

Ne filluam të dilnim si miq por një natë ajo erdhi në banesën time dhe ne përfunduam në shtrat.

Seksi ishte aq i mirë, sa që unë dua të jem me të përgjithmonë dhe ajo thotë njësoj, por unë kam frikë se vëllai im nuk do të më flasë më kurrë nëse e kupton.

Përgjigja e psikologes:

Vëllai yt do të lëndohet. Ajo vajzë ia ka thyer zemrën dhe gjëja e fundit që ajo do është që ti të jesh me të.  Natyrisht që ti nuk ke pasur asgjë në ndarjen e tyre dhe ata tashmë ka kohë që kanë përfunduar, kështu që ai nuk ka asgjë të drejtë mbi të, por logjikisht ai nuk do të jetë i lumtur.

A të duket vetëm si flirt? A do të kënaqeni vetëm për pak dhe më pas do të ndaheni? Nëse është kështu, nëse ti je me fat dhe i kujdesshëm, vëllai yt kurrë nuk do ta kuptojë këtë.

Apo ti mendon se ajo është një dhe e vetmja? A janë ndjenjat tua aq të forta sa që mendon se ajo është më e rëndësishme për ty se vëllai yt?

A e ndjen se pavarësisht çmimit ti nuk do ta lësh atë të të ikën?

Fillimisht merri gjërat më ngadalë dhe natyrisht ji diskret.

Nëse gjërat shkojnë dhe janë siç thua, atëherë bisedo me vëllain tënd dhe tregoja të vërtetën. Koha shëron, andaj ti mund të befasohesh nga reagimi i tij./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat