Lloji i porno-filmave të cilin shumica e femrave po e shikojnë

Life style

Lloji i porno-filmave të cilin shumica e femrave po e shikojnë

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:34
Ilustrim

Diskutimi në mënyrë të hapur i dëshirave seksuale mund të jenë gjëja më e vështirë se çka mund të bëjnë dy gjinitë – pavarësisht se kjo shpie në seks më të mirë.

Por edhe atëherë kur personi që e duam nuk i din dëshirat tona, mundësitë janë të mëdha që kompjuterët i dinë! Pas së gjithash, edhe meshkujt edhe femrat shikojnë filma pornografikë, dhe lloji i porno-filmave të cilin e shikojmë mund të thotë shumë për dëshirat tona seksuale – edhe nëse nuk i themi ato me zë.

Duke e pasur të njëjtin mendim, Seth Stephens Davidowitz kishte vendosur ta kryejë një hulumtim për të shikuar se çfarë thonë për seksualitetin tonë kërkimet në internet. Rezultatet e hulumtimit të tij, të cilat janë përpiluar në librin e tij “Everybody Lies”, janë diskutuar gjatë një interviste të fundit në kanalin Vox.

P.sh., duke i analizuar të dhënat nga ueb sajtet si Pornhub, Stephens-Davidowitz kishte thënë se një numër i konsiderueshëm i grave shikojnë porno-filma me lesbike.

“Rreth 20 për qind e porno-filmave që shikohen nga gratë janë porno-filma lesbike. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha ato femra janë lesbike, sepse shumica prej tyre janë femra heteroseksuale të cilave u pëlqejnë porno-filmat lesbike”.

Autori i studimit gjithashtu ka konfirmuar se shumica e femrave pëlqejnë të shikojnë porno-filma me seks të dhunshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat