Deshi të fitonte para, por e pësoi rëndë!

Life style

Deshi të fitonte para, por e pësoi rëndë!

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 14:36
Pamje nga videoja

Një grua braktisi me urgjencë veprimin që po bënte për të shkuar në spital, pasi e padëmshme në dukje rezultoi të ishte helmuese.

Zhang, një grua 26-vjeçare kineze, deshi të bëhej ca e famshme në internet dhe të fitonte para me veprimet e saj, duke kafshuar bimën e quajtur “agave amerikane”. Ajo kishte besuar se bima është e ngjashme me aloe verën, por në fakt, ajo është shumë toksike dhe përmban komponent irritues të oksilitit.

Sapo e kafshoi, gruas filloi t’i mpihej goja. Në livestream ajo mund të dëgjohet duke thënë, “Kjo është tejet e mirë”, por gjërat ndryshojnë shpejt dhe ajo thërret: “Oh, kjo është e hidhur. Kjo është vërtet e hidhur. ”

Pak momente më vonë, zëri i saj i kthjellët ndryshoi dhe goja ju mpi. Ajo gjithashtu u ankua për një ndjesi djegieje në fyt.

Mjekët u detyruan të pompojnë barkun e saj për të larguar pjesët e bimës helmues dhe për të shpëtuar 26 vjeçaren. Gjendja e saj është e qëndrueshme.

Bima rritet në shkretëtirat e Amerikës së Veriut, ndërsa shitet në Kinë dhe vende të tjera për zbukurim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat