Çiftet me lidhje të mira nuk kanë nevojë t’i ndajnë ato në rrjetet sociale

Life style

Çiftet me lidhje të mira nuk kanë nevojë t’i ndajnë ato në rrjetet sociale

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 09:20
Ilustrim

Nëse dikur në një kohë, që në fillim të rrjeteve sociale, keni vendosur zemër pranë emrit të partnerit tuaj, kjo konsiderohej se marrëdhënia juaj është shumë serioze, një hap nga fejesa.

Tani çiftet çdo ditë, disa prej tyre edhe disa herë në ditë, e ndajnë jetën e tyre të dashurisë në rrjetet sociale. Megjithatë, një studim i ri thotë se ata që nuk i ndajnë qëndrimet e tyre në rrjetet sociale në fakt janë më të lumturit.

Studimi thekson se është plotësisht normale dhe e shëndetshme të jesh krenar publikisht me personin që e do, por ekziston një lidhje në mes të asaj se sa jeni në të vërtetë të lumtur dhe sa shpesh postoni selfie në çift.

Njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale në përgjithësi janë më të lumtur për shkak se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale është i lidhur me depresion për shkak se njerëzit e krahasojnë jetën e tyre me atë të njerëzve të tjerë. Kur jeni të lumtur dhe të dashuruar atëherë nuk keni shumë kohë për ta azhurnuar statusin ose për të bërë selfie.

Përveç kësaj, është gabim nëse do të ndiheni më mirë vetëm për shkak se jeta juaj në rrjetet sociale duket e përsosur dhe njerëzit për këtë arsye ju shikojnë ndryshe.

Megjithatë, studimet tregojnë se ata që janë të kënaqur me marrëdhëniet e tyre nuk kanë nevojë ta kërkojnë ndjenjën e kënaqësisë online. Ata janë më të lumtur kur janë bashkë dhe nuk kanë nevojë t’i dëshmojnë askujt asgjë.

Në të njëjtën kohë, hulumtimet e tjera kanë treguar se ata që rregullisht e ndajnë jetën e tyre të dashurisë në rrjetet sociale janë më besnikë dhe më të përkushtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat