Pse njerëzit bëjnë më shumë seks në verë?

Life style

Pse njerëzit bëjnë më shumë seks në verë?

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Seksi në verë është më i shpeshtë pasi ka më shumë dritë dhe rrjedhimisht më shumë testosteron, thuhet në një studim të realizuar kohëve të fundit për këtë çështje.

Kjo është arsyeja biologjike se përse në stinën e bukur të verës ka më shumë interesim për takime se sa pjesën tjetër të vitit.

Kjo është gjithashtu arsyeja se përse në dimër, libido ulet.

Për të analizuar “të gjithë seksin stinë pas stine” krijuese dhe përgjegjësi i Qendrës Seksuale të Mjekësisë në Milano, Alessandro Littara shpjegon: “Është një përvojë e përbashkët, por konfirmohet edhe nga vëzhgimet tona klinike, që në stinën e nxehtë, në verë, dëshira seksuale shtohet. Arsyeja fiziologjike është që ditët janë më të gjata: ka më shumë orë dritë dhe drita shton prodhimin e testosteronit, që për të dy sekset është hormoni i dëshirës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat