Tri gjërat që duhet t’ia thoni partnerit të palumtur

Life style

Tri gjërat që duhet t’ia thoni partnerit të palumtur

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 20:50
Ilustrim

Një nga konceptimet që gabohen më së shpeshti për lidhjet e gjata është se çiftet duhet të jenë gjithmonë të lumtur.

Sigurisht, kjo nuk është realiste, shkruan The Independent.

Por për ta gjetur problemin pse partneri juaj mund të jetë ndonjëherë të palumtur, Business Insider ka foluar me ekspertë lidhjesh për mënyrën më të mirë se si ta adresoni jolumturinë e perceptuar të partnerit.

Lidhe me veten

Sa herë që nisni një bisedë, mund ta sillni tek pyetja apo deklarata e drejtuar kah partneri juaj, me një ton gjentil dhe joakuzues, në mënyrë që ata ta kuptojnë që ajo që ata e ndjejnë është normale dhe e zakontë.

Lejojeni të pyesë e sugjerojë lirshëm

“Po të zgjoheshe nesër dhe gjithçka do të ishte e përsosur, si do të dukej? Çka do të ishte ndryshe në jetën tënde?Çka do të mbetej e njëjtë?”, është pyetja që do ta bënte psikoterapistja, Patti Sabla.

Nëse kaloni shumë kohë me partnerin, është më e logjikshme që t’i keni ndarë fantazië me njëri-tjetrin. Mund të flisni se ç’do të bënit me një milion dollarë, se çfarë do të ndryshonit për veten, apo se cili i famshëm do të dëshironit të ishit.

Jini direkt

Kjo mund të bëjë mrekulli sepse tregon që jeni intuitiv, dhe brengoseni majftueshëm që t’i adresoni problemet e tyre, dhe se dëshironi të arrini te poenta.

Psikologu Garty Brown sugjeron një pyetje si kjo:

“Kam vënë re që je tërhequr kohëve të fundit. Brengosem për ty dhe jam e shqetësuar. A mund të  më tregosh se çfarë po ndodh me ty?”

Kështu, duke e pyetur direkt, mund ta zbuloni se çfarë po i bren dhe të mund të bëni diçka për t’i ndihmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat