Çfarë parashikojnë yjet për sezonin e verës? Ja shenja më e favorizuar sipas astrologes Meri

Life style

Çfarë parashikojnë yjet për sezonin e verës? Ja shenja më e favorizuar sipas astrologes Meri

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 22:47
Astrologia Meri

Astrologia Meri ka zbuluar parashikimin e yjeve për sezonin everës, muajt Korrik dhe Gusht: për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë, etj.

Astrologia Meri, e cila këtë të mërkurë ishte e ftuar në Emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, tha se shenjat më të favorizuara në këtë periudhë do të jenë Ujori dhe Akrepi.

“Ujorët do të shkëlqejnë në dashuri, në udhëtime, në punë, do të jenë të kënaqur nga paratë, jeta e tyre erotike dot ë shkëlqejë.”

“Akrepët janë në vend të parë, korriku i thërret, është muaji i udhëtimeve, kontakteve me jashtë, muaji i dashurive, Afërdita në gaforre i favorizon jashtë mase. Kurse gushti është muaji i shkëlqimit në karrierë, në pozicione të rëndësishme, në celebrime të rëndësishme dhe mund të themi shkëlqimi dhe fama do të kenë emrin Akrep”, tha Meri.

Ajo tha se “Dielli do jetë në Luan, por famën e marrin Akrepët.”

Në krahun tjetër, shenjat më pak të favorizuara sipas astrologes janë Bricjapi dhe Demi.

Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara në muajt Korrik dhe Gusht, sipas astrologes Meri:

 1. Akrepi

 2. Ujori

 3. Luani

 4. Shigjetari

 5. Peshorja

 6. Binjakët

 7. Dashi

 8. Gaforrja

 9. Peshqit

10. Virgjëresha

11. Bricjapi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat