Gënjeshtrat e shpeshta që femrat u thonë meshkujve në shtrat - Bota Sot
Gënjeshtrat e shpeshta që femrat u thonë meshkujve në shtrat

Life style

Gënjeshtrat e shpeshta që femrat u thonë meshkujve në shtrat

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Le të ngrejë dorën e para ajo që nuk ka thënë të paktën një herë të vetme një gënjeshtër në shtrat. Shpeshherë të thëna në mënyrë tejet ‘’të pafajshme’’, herë të tjera duke qenë plotësisht të ndërgjegjshme, sido që të jetë gënjeshtrat janë pjesë e gjimnastikës poshtë çarçafëve dhe nuk ka asgjë për të mos i pranuar. Në artikullin e sotëm, do të ”mbajmë” anën e burrave dhe do ju tregojmë gënjeshtrat që thoni më shpesh në shtrat:

1. Nuk i them asgjë shoqes sime të ngushtë për problemet tona në krevat: Seriozisht prisni që partneri juaj ta besojë këtë gjë ? Ai e di shumë mirë që gjatë kohës që bën dush, ju jeni duke ‘’qarë hallet’ e treguar të gjitha detajet shoqes së ngushtë për atë që ndodhi.

2.Nuk kam parë kurrë në jetë filma porno: Nuk po i përmendim statistikat pasi e dimë që do të thoni se nuk janë të sakta. Mos kini turp, meshkujt e dinë që ju shihni porno ndryshe si do t’i njihnit Mia Khalifan, Lisa Ann apo Rocco Siffredi-n.

3.S’kam imagjinuar kurrë të bëj seks me të tjerë: Në ëndrra mund t’i lejoni vetes gjithçka, madje edhe ndonjë skenar erotik me një të panjohur ose edhe ndonjë të njohur që thjesht e pëlqeni. Edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen, djemtë e dinë këtë gjë.

4.Ky ishte seksi më i mirë i jetës time: Oh seriozisht, më i miri ?! Ndoshta e keni thënë këtë gjë edhe me ish-të dashurin tuaj, kështu që zor t’ju besojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat