Shokon 36 vjeçari: E dashura ka një djalë me tjetër burrë dhe tani është shtatzënë me... - Bota Sot
Shokon 36 vjeçari: E dashura ka një djalë me tjetër burrë dhe tani është shtatzënë me...

Life style

Shokon 36 vjeçari: E dashura ka një djalë me tjetër burrë dhe tani është shtatzënë me...

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një burrë 36 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e dashura e tij e ka tradhtuar dhe është shtatzënë me kolegun e saj të punës, përcjell Bota sot.

Burri thotë se nuk e di çka të bëjë, të qëndrojë me të apo të ndahet dhe thotë se edhe e dashura ka edhe një djalë nga lidhja e kaluar.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

E dashura ime është shtatzënë me kolegun e punës, pas një nate seksi me të. Ajo thotë se më do dhe se është penduar për atë që ka ndodhur, por unë nuk e di çka të bëj, të rri me të apo të largohem.

Unë jam 36 ndërsa e dashura ime është 34 vjet. Ne jemi bashkë prej 2 vitesh dhe unë e dua atë shumë.

Ajo ka një djalë 3 vjet nga lidhja e saj e kaluar por unë e dua atë sikur të ishte djali im dhe është fëmijë i mrekullueshëm.

Së fundmi kam menduar që të zhvendosem të jetoj me të.

Unë nuk jam gjithmonë në vend pasi punoj si inxhinier multinacional.

Ajo punon në orar të plotë, me nënën e saj që kujdeset për djalin e saj dhe ka përfunduar duke seks me kolegun e punës gjatë një trajnimi derisa unë isha jashtë vendit për tre muaj.

Ata dolën në darkë një natë të gjithë kolegët. Ajo u deh dhe përfundoi në dhomën e tij të hotelit, me të përfunduar darka.

Ajo thotë se u supozua që ata vetëm të flisnin por u puthën dhe një gjë qoi tek tjetra.

Ajo u ndje shumë fajtore pastaj. Mendova se aji po aktronte si e tillë kur e pashë pas disa javësh por nuk thashë asgjë.

Më pas një muaj më vonë tha se është shtatzënë me atë njeri.

Ndihem shumë keq, i poshtëruar dhe në depresion e nuk di çka të bëj.

Ajo më ka thënë se ende më do mua dhe se është penduar  për gjithçka që ka bërë dhe duket të jetë e sinqertë.

Ne kemi biseduar por ajo nuk do që të ndahemi. Nëna e saj thotë se ajo mund të kujdeset për foshnjën dhe kështu e dashura ime mund të kthehet në punë pas disa muajsh.

Nuk e di ku do të jem unë në këtë lidhje dhe kur foshnja të vijë në jetë apo duhet të largohem me zemër të thyer.

Unë jam në trazirë.

Përgjigja e psikologes:

E admiroj mënyrën tënde të reagimit në këtë çështje dhe e di se ti ke një vendim të vështirë për të marrë.

Është diçka tjetër që ka një fëmijë nga lidhja e kaluar dhe tjetër që ajo do të ketë një fëmijë nga tradhtia që ta ka bërë.

A ke qenë rezistues për të biseduar apo për të pasur fëmijë?

Mund të jetë shumë keq për foshnjën që të rritet duke u ndjerë në atë mënyrë që nuk mund ta ketë babain për tu kujdesur për të.

Është e qartë se ti e do shumë të dashurën tënde dhe po ndikojnë fjalët e saj se është penduar dhe ajo po përpiqet që të shohë nëse ti je i gatshëm ta duash edhe fëmijën e dytë sikur të parin./BS/ 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat