Sekreti i vetullave të plota drejtpërdrejtë nga Dior!

Life style

Sekreti i vetullave të plota drejtpërdrejtë nga Dior!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 22:46
Ilustrim

Trendet e vetullave shkojnë e vijnë, edhe pse askush nuk do ta dëshironte rikthimin e formës së hollë. Jemi mësuar prej disa kohësh tashmë me vetullat e trasha e të plota, aq sa estetistët çdo ditë e më shumë po ofrojnë vizatimin e tyre.

Nga prapaskenat e pasarelave të Dior, aty ku realizohet e gjithë puna përgatitore, janë zbuluar sekretet e formave marramendëse të vetullave, që do t’i dëshironin të gjithë. Pse pikërisht kjo firmë? Sepse modelet nuk u kuptonin aspak se mbi to ishte bërë një punë e tërë grimi. Vetëm natyralitet e bukuri të pastër mund të shihje në pasarelat e Dior. Ky i fundit ka nxjerrë në treg një mbushës vetullash, i cili ngjason me rimelin.

E ky nuk është sekreti. Mjeshtria qendron në mbushjen e atyre zonave që kanë më pak fije se pjesa tjetër, për krijimin e një uniteti. Produkti i Dior mundëson vizatimin e fijeve të holla, të cilat nuk bëjnë asnjë dallim me ato origjinalet. Më lirë se kurrë, Dio Diorshow Brow Styler vjen për vetëm 22 paund, pa asnjë qindarkë ekstra. Do të shihni se për herë të parë, do të bëni një shpenzim të vlefshëm kozmetik. Ne ju thamë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat