Tregimi që ju mëson si të ballafaqoheni me inatin e tjerëve

Life style

Tregimi që ju mëson si të ballafaqoheni me inatin e tjerëve

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

Fatkeqësisht çdo njëri nga ne do të ballafaqohet me njerëz të pasjellshëm, armiqësi dhe me inat! Dhe jo shumë njerëz dinë t’i përgjigjen si duhet këtyre gjërave negative.

Por është e rëndësishme të mbani mend se mënyra si reagojmë ndaj negativitetit është gjithmonë zgjedhje e jona dhe vetëm e jona!

Për t’jua dëshmuar këtë, më poshtë e keni një tregim i cili e shtjellon më së miri mënyrën se si duhet të ballafaqoheni ndaj inatit të tjerëve:

Dikur një luftëtar arrogant kishte shkuar ta vizitonte një samuraj të mençur. “Je një budalla i vjetër. Nuk ke më asnjë forcë dhe mund të të mposhtë me vetëm një goditje” iu ishte drejtuari luftëtari arrogant samurajit.

Por samuraji i vjetër kishte vazhduar me ligjëratat e tij dhe luftëtari kishte mbetur me asgjë!

“Mjeshtër, përse i toleroni ofendimet e tij? Ju është dashur ta sfidonit atë me një ndeshje” i ishte drejtuar një nxënës samurajit të mençur.

Por, me mençurinë e tij, ai i ishte përgjigjur: “Nëse dikush të sjellë një dhuratë dhe nuk e pranon, kujt i përket ajo? Atij që e ka ofruar! E njëjta vlen edhe për ofendimet dhe inatin: nëse refuzoni t’i pranoni, ato do t’i përkasin vetëm atyre që jua kanë ofruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat