Harrojeni viagrën! Zbulohet kura afatgjate për impotencën seksuale - Bota Sot
Harrojeni viagrën! Zbulohet kura afatgjate për impotencën seksuale

Life style

Harrojeni viagrën! Zbulohet kura afatgjate për impotencën seksuale

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Një injektim i vetëm i qelizave staminale mund të jetë një kurë afatgjate për impotencën, njoftojnë shkencëtarët. Ata testuan terapinë me qeliza staminale tek disa pacientë që vuanin nga çrregullimi erektil (impotenca seksuale), e cila rezultoi e suksesshme pasi u riktheu pacientëve funksionin seksual në mënyrë spontane.

Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë konferencës së Shoqatës Evropiane të Urologjisë, në Londër. Shkencëtarët shpresojnë që ky studim i ri t’i hapë rrugë gjetjes së një trajtimi efikas për rastet kur as viagra nuk funksionin.

Ky trajtim mund t’u shërbejë sidomos burrave të cilët i janë nënshtruar një operacioni – përfshirë edhe pacientët me kancer të prostatës – ku ilaçet për impotencën nuk funksionojnë.

Mund të jetë gjithashtu e dobishme për burrat të cilët nuk duan të marrin pilula që të kryejnë marrëdhënie seksuale.

“Është shumë premtuese. Kjo terapi po rigjeneron funksionin aktual të organit mashkullor, dhe nuk trajton vetëm simptomat. Prandaj mund të ofrojmë vetëm një procedurë. Mund të jetë tërheqëse për shumë meshkuj, që nuk duan të marrin vazhdimisht ilaçe dhe të kujtohen për impotencën seksuale.

Nëse funksionon në testime më afatgjate, mund të kemi një trajtim të ri të sigurt, që është më efikas se viagra”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Martha Haahr, nga Spitali Universitar Odense në Danimarkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat