Përse shtohet afshi seksual gjatë verës?

Life style

Përse shtohet afshi seksual gjatë verës?

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:10
Ilustrim

Zbuloni arsyet e vërteta përse thjesht ndiejmë më shumë dëshira seksuale gjatë muajve të verës.

Vera tashmë ka arritur, që do të thotë se praktikisht duhet t’u përshtatemi rrethanave të krijuara. Veshim më pak rroba, kërkojnë në të gjitha mënyrat që të freskohemi dhe kemi më shumë nevojë për marrëdhënie intime me partneren.

Dhe derisa temperaturat e ajrit ngrihen, çfarë ndodhë me dëshirën tonë seksuale dhe a është fakt që veshja e sa më pak rrobave është përgjegjëse për shtimin e libidosë?

Sipas mendimit të psikiatrit të njohur të Harvardit, Ashwin Nadkarni, shkaku përse ndiejmë më shumë dëshirë për seks gjatë verës është fakti që gjatë kësaj periudhe thithim më shumë rreze dielli.

Dielli ndikon tek ne që të jemi më të lumtur dhe kur jemi të lumtur edhe organet tona riprodhuese punojnë më mirë.

“Drita e diellit ndikon në organizmin e njeriut që të prodhojë më shumë serotoninë, neurotransmetues i cili avancon ndjenjë e kënaqësisë. Bashkë me këtë, gjatë verës veshim më pak rroba prandaj, duam apo jo ne, më shpesh mendojmë për seksin, të inspiruar me panoramën e bukur të cilën e kemi parë”, thotë Nadkarni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat