5 përdorimet e jashtëzakonshme të vajit të ullirit për bukurinë e lëkurës & flokëve

Life style

5 përdorimet e jashtëzakonshme të vajit të ullirit për bukurinë e lëkurës & flokëve

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 06:52
Ilustrim

Vaji i ulliri konsiderohet si një nga vajrat më të shëndetshëm falë yndyrnave të pangopura të tillë si acid oleik si dhe polifenolet. Veç përdorimit si një përbërës shtesë në shumë pjata e receta, vaji i ullirit ka dhe shumë përodrime të tjera jashtë kuzhinës. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha mënyrat e habitshme sesi ju mund të përfitoni prej vajit të ullirit. 

1.) Vaj depilimi: Ju mund të përdorni vajin e ullirit gjatë depilimit me brisk për të eleminuar irritimin e lëkurës. Vaji vepron si një zbutës natyral dhe jo vetëm që hidraton lëkurën, por e bën dhe procesin e depilimit më të lehtë. Ju mund ta shpëlani vetëm me ujë lëkurën në mënyrë që vaji të përthithet plotësisht nga lëkura. 

2.) Forcues thonjsh: Në një tas, përzieni vaj ulliri dhe limon dhe në të zhysni thonjtë për pak minuta. Përsëriteni këtë gjë tre herë në jave për të patur rezultat brenda një muaji.

3.) Flokë të thatë : Ky trajtim është veçanërisht i rekomandueshëm gjatë ditëve të lagështa te dimrit kur flokët priren të jenë më të thate ! Mjafton të hidhni një pikë vaji në pëllëmbën e dorës, ta përhapni mirë dhe më pas të fërkoni vetëm majat e flokëve. 

4.) zbutës buzësh : Përzieni pak vaj ulliri me sheqer dhe formoni një pastë eksfoliuese. Me ndihmën e një furçe dhëmbesh largoni lëkurën e thate nga buzët. Pas këtij trajtimi përzieni sërisht pak vaj ulliri me mjaltë dhe lyejini buzët. Rekomandohet në darkë pasi keni ngrënë vaktin e fundit në mënyrë që maska të veprojë përgjatë gjithë natës. 

5.) Pastrues makeup-i : Me ndihmën e një pambuku të lyer me pak vaj ulliri ju mund të hiqni grimin me mire se me produktet e kushtueshme kozmetike. Lëkura nuk do të irritohet, pasi vaji i ullirit nuk përmban kimikate. Nuk është nevoja ta lani fytyrën me pastrues pas kësaj, por mjafton vetëm ta fshini me një peshqir të njomë ose ta lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat