Fëmija juaj fle shumë pak, me siguri keni bërë këtë gabim

Life style

Fëmija juaj fle shumë pak, me siguri keni bërë këtë gabim

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:24
Ilustrim

Fëmijët, të cilët kanë tabletë dhe telefona të mençur në dhomat e tyre flenë më pak se sa ata që nuk i kanë, tregon hulumtimi më i ri amerikan.

Fëmijët, të cilët kanë pajisje të tilla në dhomat e tyre flenë 21 minuta më pak se sa kolegët e tyre, të cilët ato i lënë jashtë dhomës së tyre, thuhet në studimin e publikuar në revistën amerikane "Pediatrics". 

Përveç kësaj, fëmijët të cilët kanë televizor në dhomë flenë 18 minuta më pak se sa ata që nuk prekin telekomandën me dorë.  

“Këto rezultate mund të jenë paralajmërim se, fëmijët nuk duhet të kenë qasje të pakufizueshme në ekrane në dhomat e tyre”, thotë Jennifer Falbe, shkencëtare e ekipit kërkimor nga një universitet i Kalifornisë, i cili ka kryer studimin.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 2.048 fëmijë të moshës ndërmjet 10 deri 13-vjeç, të cilët shkollohen në Masaçusets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat