Teknika 1-minutëshe japoneze ‘Kaizen’ për mposhtjen e dembelizmit dhe përtacisë

Life style

Teknika 1-minutëshe japoneze ‘Kaizen’ për mposhtjen e dembelizmit dhe përtacisë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:25
Ilustrim

Shumica nga ne vazhdimisht i vendosim vetes qëllime apo sfida të reja – dhe shpeshherë përfundojmë duke dështuar në to. Përfundojmë duke i thënë vetes se ende nuk jemi gati, se do ta bëjmë javën, muajin apo vitin e ardhshëm.

Ndoshta në fillim e ndjekim atë qëllim me plot përkushtim, por posa të jemi lodhur pak, i themi vetes se kemi bërë mjaft dhe se duhet të pushojmë… por për të mos u ngritur më asnjëherë për të njëjtën sfidë.

Pra, pse ndodh gjithmonë kështu? Përgjigja është tejet e qartë: Sepse provojmë të arrijmë shumë brenda një periudhe të shkurtë kohore; sepse mërzitemi nga përgjegjësitë e reja; sepse është e vështirë t’i ndryshojmë shprehitë e vjetra dhe të provojmë diçka të re.

TEKNIKA ‘KAIZEN’ APO PRINCIPI NJË-MINUTËSH

Në kulturën japoneze ekziston teknika e Kaizen-it, e cila përfshinë idenë e ‘principit një-minutësh’ për përmirësim të vetvetes. Në zemrën e kësaj teknike gjendet ideja se një person duhet të praktikoj diçka për një minutë të vetëm, çdo ditë në të njëjtën kohë. Kjo është më se e ditur se nuk sjell telashe për askënd – as për personin më dembel në botë.

Pra, në vend se të gjeni arsyetime për të mos bërë diçka për gjysmë ore apo një orë në ditë, ju duhet ta kryeni një detyrë të caktuar pa ankuar për vetëm 60 sekonda në ditë.

Qoftë nëse është kryerja e pompave apo leximi i një libri në një gjuhë të huaj, me këtë aktivitet një-minutësh ju do të ndaheni më të gëzuar dhe më të kënaqur. Duke ecur me hapa të vogël, ju do të drejtoheni rrugës së vet-perfeksionit dhe do të arrini rezultate të mahnitshme.

Kaizen ka origjinën në Japoni. Fjala ka kuptimin – ‘kai’ (ndryshim) dhe ‘zen’ (mençuri). Kjo metodë ishte shpikur nga Masaaki Imai, i cili besonte se kjo filozofi mund të aplikohet me po aq sukses në botën e biznesit sa në jetën personale të një personi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat