Rrëfehet 25 vjeçari: Kolegia e martuar 33 vjeç po më çmend me seks, por burri i saj...

Life style

Rrëfehet 25 vjeçari: Kolegia e martuar 33 vjeç po më çmend me seks, por burri i saj...

Nga: Bota sot Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një djalë 25 vjeç ka rrëfyer për The Sun se është në aferë me kolegen e tij, e cila është 33 vjet dhe e martuar, përcjell Bota sot.

Djali thotë se të dy e duan njëri tjetrin, mirëpo ajo nuk e lë burrin e saj dhe nuk mund të jenë bashkë.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Bëj seks të mahnitshëm me një grua të martuar. Ne e duam njëri tjetrin por problemi është se burri i saj është në mes.

Kam filluar një punë të re para 8 muajsh dhe u bëra shumë i afërt me një nga koleget e mis.

Ajo punon në të njëjtin sektor të shitjes. Unë jam 25 vjet ndërsa ajo është 33. Ajo është bionde, me linja seksi dhe ne u tërhoqëm në momentin e parë që u takuam.

Ne filluam si miq por më pas u bëmë shumë të afërt. Ne të dy ishim pjesëmarrës në një konferencë dhe qëndruam në hotel atë natë me pjesën tjetër të ekipit.

Pas disa pijeve ne përfunduam në shtrat bashkë. Atë natë nuk ndodhi asgjë por aty ishte fillimit i aferës tonë. Ajo më pyeti nëse mund të dilnim një natë dhe të flisnim dhe aty ishte hera e parë që ne folëm për ndjenjat tona.

Ajo erdhi në banesën time dhe ne bëmë seksin më të mirë në jetë.

Kjo ndodhi para dy muajsh dhe që atëherë ne jemi takuar rregullisht. Ajo më ka thënë se është në një martesë pa dashuri dhe se do që të jetë me mua, ndërsa në anën tjetër më thotë se nuk e di si ta përfundojë martesën e saj.

Burri i saj duket se nuk e di çka po ndodhë por unë mendoj që ai thellë e di se diçka nuk është në rregull.

Unë flas çdo ditë me të dashurën time dhe ne i tregojmë njëri tjetrit se jemi të dashuruar në njëri tjetrin. Ne dalim në mbrëmje dhe kënaqemi por më bën nervoz fakti që burri i saj është ende në mesin tonë.

E kam ditur se po futem në një aferë me një grua të martuar por nuk e kam ditur se do të jetë aq e vështirë sa edhe është.

Më mungon kur nuk jam me të dhe ajo ndihet njësoj për mua. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Mos lejo që kjo të vazhdojë. Nëse ajo nuk e ka në plan të ndahet nga burri i saj për ty, më mirë ndalojë këtë tani.

Duke qenë me të, ti po e lejon atë që ta ketë tortën e saj dhe ta hajë atë dhe kështu duket se shanset që ajo ta lërë burrin e saj janë më të vogla.

Jam e sigurt se ajo e do seksin me ty dhe të kalojë kohën me ty, por duket se është rehat aty ku është.

Ti nuk mund ta detyrosh atë të bëjë atë që do ti, por ti meriton më mirë.

Bëhu i drejtë dhe sinqertë me të. Jepi tre muaj kohë që të mendojë dhe të vendos se çka do të bëjë, më pas do të vazhdosh jetën tënde.

Nëse ajo nuk do, ka shumë femra që nuk janë të martuara dhe se duan të jenë me ty.

Gjeje atë që të do dhe që e do edhe ti dhe mund të jeni bashkë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat