E dini cila është dita më e mbipopulluar për blerjet online?

Life style

E dini cila është dita më e mbipopulluar për blerjet online?

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Nëse jeni frekuentues i blerjeve nëpërmjet internetit, kjo do të thotë që të paktën një ose dy herë në muaj klikoni në adresat më të famshme për plotësimin e garderobës, e jo vetëm. Njësoj si për çdo biznes tjetër, edhe në këtë sektor ekziston mundësia e bllokimit të rrjetit nga mbipopullimi.

Është vetëm një ditë në javë, ajo që sjell përfitimet më të shumta për krijuesit e këtyre rrjeteve. Ju kujton gjë fraza: “po pres me padurim …. që të bëj punët e të merrem me pamjen e jashtme”? Eh, po flasim pikërisht për të dielën! Pushimi absolut dhe largimi nga aktivitetet e detyruara, na shtyn që të angazhohemi për ato aktivitete të vogla, me të cilat nuk mund të merremi gjatë javës. Një deklaratë e tillë vjen nga lideri i shitjes online Amazon, i cili zbulon se interesi për blerjen e bizhuterive është gjithmonë e më në rritje, ashtu sikurse klientët po preferojnë gjithmonë e më shumë argjendin, se sa floririn. Si thoni, jeni gati për pak eksplorim pas tre ditësh?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat