11 femra tregojnë cili është komplimenti që i ka bërë të ndihen në qiellin e shtatë

Life style

11 femra tregojnë cili është komplimenti që i ka bërë të ndihen në qiellin e shtatë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 18:57
Ilustrim

Fjalët janë shpesh shumë të çmuara, por jo gjithmonë aq të bukura sa të të ngrohin zemrën. Një kompliment mund të të ndryshojë ditën dhe mund të të bëjë të lumtur kur e dëgjon. Zakonisht fjalët vlerësuese mund të ndikojnë tek të gjithë, por nëse është fjala për fëmrat, ato ndikohen edhe më shumë.

Është e mrekullueshme të dish se çfarë impakti mund të ketë takimi i rastësishëm ose jo me dikë dhe përshtypja që lë tek ai/ajo për mirë, për keq apo. . . përgjithmonë. Shumë prej nesh mund ta kujtojnë shumë mirë kur prindërit kanë shprehur krenarinë ndaj nesh me fjalët më të bukura të mundshme….

Ja cilat janë disa nga komplimentet që i kanë bërë disa femra të ndihen në qiellin e shtatë.

“Isha duke ecur në rrugë dhe dhe një vajzë e re më ndaloi dhe më tha: “Më falni, jeni shumë e bukur..” U befasova”

“I dashuri im thotë se unë jam drita që i ndriçoj dhomën çdo mëngjes kur zgjohet nga gjumi”

“Një burrë më tha se unë jam gruaja më e bukur dhe më e zgjuar që ka njohur”

“Të të thotë se je një mama e mrekullueshme, që bën gjithmonë gjërat e duhura me fëmijët – kjo është bota për mua”

“Shefi më tha se jam një dëgjuese e mrekullueshme që mund të besojë më shumë se kushdo tjetër”

“Një  i huaj më tha se kam sy të mrekullueshëm ditën tjetër që u kthye në farmaci”

“Një shok më tha se admiron kurajën time që zgjodha divorcin. Do të thotë shumë për mua që ai mendon kështu”

“Një nga familjarët më tha se kam ndikim pozitiv në familje dhe tek jeta e fëmijëve tanë”

“Si femër, e ngas mjaft mirë makinën, jam pak si mashkull. Një baba më tha se një ditë do më sillte vajzën t’ia mësoja. Ishte motivi i ditës”

“Një nga ish të dashurit më ka thënë para shumë kohësh kur gatuaja darkën për të: “Duart e tua duken shumë bukur kur mbajnë pirunj”

“Një nënë më tha se më admironte për durimin dhe vetëkontrollin që tregoj me fëmijët e mi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat