Këto janë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë pas ndarjes

Life style

Këto janë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë pas ndarjes

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 00:14
ilustrim

Ndarja është një nga proceset më të vështira me të cilat njeriu përballet në jetë. Zakonisht vuajtja i mbetet atyre të cilët lihen nga partneri/ja, pasi ndarjet konsensuale janë shumë të rralla. Por sigurisht që pas ndarjes mund të ndiheni sikur ish partneri/ja është i vetmi në botë, apo se nuk do gjeni kurrë një tjetër, dhe madje mund ta shihni edhe si fundin e botës. Në fakt nga mërzitja dhe stresi i madh që njerëzit përjetojnë gjatë asaj faze, mund të bëjnë gjëra për të cilat do të pendohen.

Nëse po përjetoni një ndarje, atëhere kini parasysh këto veprime si më poshtë, të cilat nuk duhet t’i bëni kurrësesi.

1 – Ti luteni partnerit të rikthehet – Gjëja e parë që të gjithëve u shkon në mendje sapo i komunikohet vendimi i ndarjes, është ti luten partnerit të qendrojë me ta. Mos harroni që kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni. Nuk do shkaktoni asnjë ndryshim përveç se do dukeni shumë i vogël në syrin e partnerit/es. Në vend të ksaj thjesht pranoni vendimin me krenari.

2 – Mos i shkruani kurrë mesazhe depresive – Netët duken shumë të errta pas ndarjes, dhe tundimi për t’i shkruajtur ishit bëhet më i madh. Mesazhet depresive në syrin e ishit duken vetëm si thirrje dëshpëruese dhe do ngjani patetik. Në vend që t’i shkruani ishit, shkruani një letër me gjithë hidhërimin që keni.

3 – Mos u mbyllni në shtëpi – Edhe pse çdo cep i qytetit mund t’ju kujtojë ish partnerin, dhe dhoma juaj ju duket si streha më e sigurt, mos qendroni aty. Dilni, argëtohuni dhe njihni njerëz të rinj. Vetmia vetëm sa do jua shtojë procesin e shërimit.

4 – Mos e mbani ishin në rrjetet sociale – Ky është gabimi më i madh që mund të bëni. Të mbajturit ish partnerin/en në rrjetet sociale vetëm sa do ju shkaktojë dhimbje. Çdo postim mund t’ju shkaktojë antkh, dhe ndjenja zemërimi. Fshirja e kontakteve ju bën të ndiheni më të çliruar dhe ta harroni sa më shpejt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat