Zgjoje partnerin tënd me përkëdhelje ‘hot’

Life style

Zgjoje partnerin tënd me përkëdhelje ‘hot’

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 13:09
Ilustrim

Jo gjithmonë tek çiftet ritmet janë të njëjta. Nxitni partnerin në mëngjes për ta habitur dhe për ta vazhduar ditën me energji

Mungon edhe pak kohë për të nisur pushimet dhe alarmi i mëngjesit na bën ta nisim ditën me shumë nerva. I japim menjëherë një pikë kthese pozitive. Vazhdojmë me mënyra të ndryshme sensuale dhe ia nisim me këmbën e duhur (pak relaks më tepër).

Një zgjidhje me të vërtetë efikase për ta nisur në mënyrë të këndshme dhe tatëpjetë ditën është: kush fle në krah!

Partneri ynë është aty, i gatshëm për të qenë i përkëdhelur dhe sigurisht nuk ka pse të ankohet duke parë që sipas studimeve dhe sondazheve (po pse nuk ishim dakord vetëm ne?) ndërkohë që ne gratë kemi kulmin e hormoneve që tregojnë vëmendjen e duhur para se të shkojmë në shtrat. Seksi i fortë pa asnjë dyshim preferon momentin e zgjimit kur fuqia është maksimale. Ndër të tjera, shpjegojnë që për shkak të akumulimit të testoteronit gjatë natës, agimi është momenti me energji më të madhe.

Në qoftë se duam të përfitojmë nga momenti i hirit, ja disa dinakëri të vogla për t’u zgjuar me qetësi.

Prekja magjike: e dimë që të flesh krah njëri tjetrit ndonjëherë mund të jetë edhe problem. Kështu në qoftë se gërhisni dhe nervozoheni gjatë natës, nuk ju ka shqetësuar më shumë se ç’duhet, tashmë zgjohuni mund të përfitoni nga situata. Kontakti fizik është gjithmonë një fillim shumë i mirë për të hyrë në një klimë intimiteti të madh. Asnjë nga ne nuk është i pandjeshëm nga përkëdheljet, sidomos ai, edhe pse është pak ari i vogël.

Dy për një: mike, më besoni: në imagjinatën mashkullore dushi bashkë është super. Sikundër kufja do të bëhej e tmerrshme edhe një superstar hollivudian, sakrifikojmë flokët tonë dhe përqendrohemi pa vonesë poshtë dushit me partnerin tonë. Duke larë njëri tjetrin, të përqafuar poshtë ujit që rrjedh është diçka shumë e bukur, relaksuese dhe …ekstremisht erotike. E ke provuar ndonjëherë? Do të ishte koha e duhur!

Mëngjes me shije: ndërkohë që presim me durim që ai të lahet dhe të rruhet. Jemi përqendruar në kuzhinë dhe jemi tashmë duke përgatitur kafenë e maskuar nga gjyshja Abelarda, mund të vendosim të bëjmë një surprizë të bukur dhe të shtrojmë tavolinën për një mëngjes pas seksit. Si thoni të shfaqemi nudo ndërkohë që ai ka veshur këmishën dhe e ka mendjen te mbledhjet e zyrës. Të ndiheni të dëshiruar u pëlqen të gjithëve, sigurisht edhe atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat