Lidhja që kurrë nuk funksionon

Life style

Lidhja që kurrë nuk funksionon

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 14:25
Ilustrim

Një studim 13 vjeçar ka treguar se bashkëshortët me dallim të madh në moshë janë më pak të prirur që të jenë të kënaqur në martesën e tyre.

Duke përdorur mijëra australianë, hulumtimi ka gjetur se çiftet që ishin më afër në moshë me njëri-tjetrin ishin më të harmonizuar në një numër vendimesh jetë-ndryshuese sikurse të pasurit fëmijë dhe kur vjen puna e shpenzimeve, e që i bën më kompatibilë në një afat më të gjatë.

Ata po ashtu gjetën që burrat dhe gratë që ishin më afër në moshë ishin të pajisur më mirë në tejkalimin e krizave bashkë, si psh. në krizat e papritura ekonomike.

Bashkë-autorja e këtij studimi, Dr. Terra? McKinnish tha se këto të gjetura nuk janë “aq të befasishme”.

“Nëse ka një dallim të madh në moshë, ju rrezikoni që të dy të dëshironi gjëra të ndryshme në jetë”, shpjegon eksperti i lidhjeve, James Preece.

“Njëra mund të dëshirojë të udhëtojë e ndoshta tjetri veçse e ka bërë atë, për shembull”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat