Besoni se jeni më të mençur se shumica e miqve? Këto shenja e vërtetojnë atë

Life style

Besoni se jeni më të mençur se shumica e miqve? Këto shenja e vërtetojnë atë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 20:49
Ilustrim

Mundësitë janë se me siguri mendoni se jeni më të mençur se miqtë tuaj! Nëse asgjë nuk kemi mësuar nga rrjetet sociale, të paktën e dimë se në rrjete sociale çdo njeri mendon se është më i mençur se tjetri.

Megjithatë ekzistojnë disa shenja të cilat tregojnë se jeni më të mençur sesa personat me inteligjencë mesatare, e këto shenja ua sjellim më poshtë.

Jeni sarkastik

Studimet e reja sugjerojnë se sarkazma e promovon mendimin kreativ dhe për të qenë sarkastik nevojitet fuqi e konsiderueshme e trurit.

Flisni më shumë se një gjuhë

Të folurit më shumë se një gjuhë vërtet e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve si Alzheimeri dhe demenca.

Veç kësaj, njohja e më shumë se një gjuhe ndikon në zhvillimin dhe efiçiencën e trurit.

Jeni fëmija i parë

Fëmijët e parë kanë tendencën të kenë inteligjencë më të lartë sesa fëmijët tjerë – sipas studimeve të fundit. Sidoqoftë, kjo nuk është diçka gjenetike dhe kryesisht varet nga ambienti familjar.

Keni sens të mirë të humorit

Ekziston një avantazh i mahnitshëm nëse keni sens të mirë të humorit – njerëzit janë kafshë shoqërore prandaj njerëzit me sens të mirë të humorit na duken më joshës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat