Si tradhtojnë ndryshe gratë nga burrat?

Life style

Si tradhtojnë ndryshe gratë nga burrat?

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:01
Ilustrim

Për një kohë të gjatë, grave u është thënë që të mos shprehin dëshirat e tyre seksuale ose të flasin hapur për seksin, dhe gjithmonë është krijuar përshtypja se gratë janë partnere më të besueshme.

Por tashmë gratë nuk duan më që ta kenë këtë imazh.

Dhe një grua e tillë është edhe gazetarja zvicerane, Michèle Binswanger e cila është edhe autorja e “mashtrimit” e cila ka bërë një libër me titull “A Handbook for Women”.

Libri aktualisht është në dispozicion vetëm në gjermanisht , por në të diskutohen shumë tema interesante rreth seksualitetit femëror.

Në libër, Binswanger tregon historitë e grave të ndryshme moderne që kanë mashtruar partnerët e tyre – tregime që nuk i dëgjojmë shpesh.

Sipas studimeve thuhet se meshkujt mashtrojnë më shumë se gratë- sipas disa shifrave thuhet se 70 deri në 80 % mashtrojnë partneren, krahasuar me 30 deri në 40 % të grave “mashtruese”.

Por a gratë mashtrojnë më pak se meshkujt, sepse kjo është në fakt pjesë e natyrës së tyre?

“Gratë janë të njohura të jenë më të ndjeshme ndaj presionit social se meshkujt dhe ka pasur gjithmonë më shumë presion mbi sjelljen e duhur seksuale ndaj grave”, tha Binswanger për The Independent.

“Gjithashtu ato tradicionalisht kishin më pak mundësi për të tradhtuar partnerin  sepse ato kishin më shumë gjasa të qëndronin në shtëpi me fëmijët”.

Por kjo ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit, pasi çlirimi i grave ka ndryshuar qëndrimet e femrave ndaj seksualitetit tonë.

“Sot gratë kanë shpresa më të larta për jetën e tyre seksuale se 40 vjet më parë, ata duan të eksperimentojnë dhe përgjithësisht janë më të pavarur”, thekson Binswanger, duke shtuar se teknologjia i ka dhënë burrave dhe grave më shumë mundësi se më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat