10 gjërat që assesi nuk duhet t’i bëni në një dasmë shqiptare

Life style

10 gjërat që assesi nuk duhet t’i bëni në një dasmë shqiptare

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Shumica e dasmave ditëve e sotshme janë duke u organizuar në restaurant, e në këto organizime ekziston një “protokoll” i caktuar të cilin duhet ndjekur.

Nëse jeni të ftuar në një dasmë ka disa gjëra që duhet bërë, por ka edhe më shumë gjëra të cilat nuk duhet bërë sepse mund të jetë keq për imazhin tuaj personal.

Telegrafi i ka përpiluar 10 gjërat të cilat gjatë këtij vitit kanë ndodhur në disa dasma të organizuara në Kosovës, e nga të cilat mund të mësoni diçka:

1. Mos e ndërroni vendin, por uluni aty ku ju kanë caktuar ftuesit.

2. Nëse ke dikë të afërt dhe dëshiron të jesh më të gjatë dasmës, keni parasysh se nuk është vendi i duhur për t’i plotësuar dëshirat personale.

3. Mos i ndani tavolinat në baza gjinore – pra në një tavolinë vetëm gratë, e në një tjetër vetëm burrat – sepse kjo nuk duhet të ndodhë në një restaurant.

4. Mos e kritiko ushqimin sepse ai është i përgatitur më parë dhe nuk ka mundësi të ndryshohet.

5. Mos i zhvendos pjatat dhe gotat nga njëra në tjetrën tavolinë, por kur e ndërron tavolinën kërko nga stafi i restaurantit që të sjell gotë të pastër, e po ashtu edhe pjatë.

6. Nëse dasma nuk është e juaja, atëherë mos u ngritni për t’i përshëndetur tjerët sepse vetëm mund të krijoni huti.

7. Dasma nuk është vendi i duhur për të diskutuar tema rreth punës apo çështje të ngjashme, prandaj mundësisht shmangni këto tema.

8. Kujdes me mënyrën si ushqeheni. Mundohuni t’i ndiqni rregullat e caktuara sa i përket mënyrës së ushqimit, sepse përndryshe mund të krijoni përshtypje të keqe.

9. Nëse restauranti nuk ka Wi-Fi, atëherë mos e shqetësoni stafin duke e pyetur se përse restauranti nuk ka internet. Por, edhe nëse ka Wi-Fi, mundohuni që ta përdorni atë vetë, nëse vërtet ju duhet!

10. Edhe nëse nuk dini të vallëzoni apo nuk ju pëlqen fare të vallëzoni, të paktën një herë gjatë mbrëmjes dilni për të vallëzuar sepse është mënyrë për t’i respektuar të porsamartuarit dhe familjarët e tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat