Mosha juaj mund të parashikojë se sa seks duhet të keni çdo javë

Life style

Mosha juaj mund të parashikojë se sa seks duhet të keni çdo javë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:24
Ilustrim

Sa shumë seks është i mjaftueshëm? – ose sa seks nuk është i mjaftueshëm? – Kur jeta është stresuese dhe marrëdhënia juaj është nën tension, kjo pyetje mund të bëhet shpesh.

Ka shumë lloje të faktorëve që ndikojnë në jetën tonë seksuale. Mosha, shëndeti, gjinia dhe mënyra e jetesës janë vetëm disa.

Dhe të gjitha kanë të bëjnë me moshën tonë.

Një studim i fundit nga Instituti Kinsey për hulumtime në seks, tregon se mosha parashikon se sa shpesh kemi seks.

Disa nga gjetjet nuk janë aq të çuditshme.

Për shembull, njerëzit ndërmjet 18 dhe 29 vjeç kanë seks më shumë, me një mesatare prej 112 seancave seksuale në vit, ose dy herë në javë.

30 deri në 39 vjeç kanë marrëdhënie seksuale 86 herë në vit, që mesatarisht janë 1.6 herë në javë.

Ata në grupmoshat 40-49 vjeç arrijnë të bëjnë seks vetëm 69 herë në vit.

Por, numri në rënie tregon një histori më të gjerë; Detyrimet e familjes, streset e përditshme dhe shqetësimet e çështjet shëndetësore luajnë të gjithë pjesën e tyre në jetën seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat