Disa fakte mbi tradhtinë në çifte

Life style

Disa fakte mbi tradhtinë në çifte

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:37
Ilustrim

Psikologët dhe ekspertët e lidhjeve kanë shpenzuar vite duke e studiuar shkencën e tradhtisë, duke ofruar ide dhe përfundime se çka nënkuptojnë çifte të ndryshme me tradhti dhe si reagojnë kur dikush tradhton.

Më poshtë keni disa fakte në lidhje me tradhtinë dhe gjërat që lidhen me të:

Nëse jeni ekonomikisht të varur në bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, atëherë jeni më të prirur që t’i tradhtoni.

Burrat dhe gratë reagojnë ndryshe ndaj flirtimeve jashtë lidhjeve.

Ne ndjehemi ndryshe bazuar në gjinë e personit me të cilin na tradhton partneri.

Mendojmë që çdokush tradhton, përpos partnerit tonë.

Burrat heteroseksualë shqetësohen më shumë nga tradhtia seksuale; gratë heteroseksuale shqetësohen më shumë nga tradhtia emocionale.

Burrat janë më të prirur që të tradhtojnë kur rrumbullakësojnë ditëlindjen e tyre të 30-të, 40-të, 50-të etj.

Gjenet e juaja mund të ndikojnë në atë se sa të prirur jeni që të devijoni.

Është e mundur që të riparohet një lidhje pasi që njëri ka tradhtuar.

Gratë janë po aq të prirura që të tradhtojnë sa burrat.

Amerikanët e rinj janë më pak të prirur që të tradhtojnë se sa amerikanët e vjetër.

Aferat emocionale po bëhen çdo herë e më të shpeshta.

Moraliteti është faktori kryesor që i largon burrat e martuar nga të tradhtuarit.

Jeni më të prirur që të tradhtoni nëse keni tradhtuar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat