Horoskopi i datës 22 Gusht 2017

Life style

Horoskopi i datës 22 Gusht 2017

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 08:02
Ilustrim

DASHI

Në këtë fundjavë, yjet ju sugjerojnë, që ti lini armët tuaja, për tu përballur me folësit, me më shumë diplomaci! Në aspektin afektiv, do të merrni një ftesë, për një mbrëmje shumë elegante.

DEMI

Ketë fundjavë, do ta kaloni pranë miqve tuaj, në një mbrëmje të këndshme. Në aspektin afektiv, do të zbuloni një sekret të partnerit tuaj.

BINJAKET

Duhet të shfrytëzoni mundësinë, për tu përqendruar më shumë tek qetësia dhe relaksi! Në aspektin afektiv, yjet ju sugjerojnë të mos ndërhyni shumë në çështje që nuk ju takojnë, pasi do të mërzisni partnerin!

GAFORRJA

Do të kaloni një fazë të mbushur me energji pozitive. Në ambientin personal, do të keni pengesa të vogla, por ju do të veproni me kujdes për ti eleminuar ato. Në dashuri, do të tërhiqni partnerin me sharmin tuaj.

LUANI

Ju duhet të jeni shumë aktiv dhe të gatshëm për të realizuar ëndrrat tuaja. Në jetën private, ju do të merrni lajme, që do t’ju bëjnë të ecni përpara me shumë optimizëm. Me partnerin do të kaloni momente intimiteti intensiv.

VIRGJERESHA

Këtë fundjavë do ta kaloni kohën në shoqërinë e miqve tuaj. Në dashuri, nëse jeni duke kërkuar për një partner, koha është në favorin tuaj. Ju këshillohet të mos dramatizoni!

PESHORJA

Do të arrini rezultate të kënaqshme, në fushën private. Në dashuri, dita do të jetë pozitive, nëse ju e kaloni kohën jashtë shtëpisë.

AKREPI

Një lajmë i bukur do t’ju vijë sot, dhe ju do të jenë plotë energji dhe të lumtur. Në jetën private, njohuritë që keni rreth kulturës, do t’ju ndihmojnë shumë me komunikimin. Në dashuri, ju këshillohet të mos jetoni me kujtime!

SHIGJETARI

Gjatë kësaj fundjavë, ju do të jeni të mërzitur, nga një njohje e re, që ju ka lënë përshtypjen e një personi arrogant. Në aspektin afektiv, do të pranoni një ftesë që do t’ju bëhet në momentin e fundit.

BRICJAPI

Këtë fundjavë do ti dedikoheni më shumë vetes tuaj dhe blerjeve personale. Në aspektin privat, ju do të keni mbështetjen e personave që ju rrethojnë. Në dashuri, kjo fazë rezulton të jetë e qetë.

UJORI

Do të jeni shume delikat sot, në bisedat të mbushura me argumenta personale. Në vendin e punës, ju do të keni pasoja të papritura pozitive. Në dashuri, ju keni bërë ndryshime dhe për këtë do të jeni në qendër të vëmendjes.

PESHQIT

Kjo fazë rezulton të jetë e veçantë, pasi ju do t’ju duhet të gjeni kompromis në çdo situatë. Në aspektin privat, keni nevojë për tu relaksuar! Në aspektin afektiv, do të përfshiheni në një mbrëmje pasionante!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat