Mateni peshën tuaj çdo ditë: Mund t’ju duket e parëndësishme, por ju motivon ta arrini qëllimin tuaj

Life style

Mateni peshën tuaj çdo ditë: Mund t’ju duket e parëndësishme, por ju motivon ta arrini qëllimin tuaj

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 10:59
Ilustrim

Dikush mund t’ju ketë këshilluar ta shmangni krejtësisht peshoren nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, faktikisht mund të ketë një arsye shumë të mirë se përse duhet ta matni peshën tuaj çdo ditë.

Studimet e reja thonë se personat të cilët e masin peshën e tyre çdo ditë humbin më shumë peshë sesa ata të cilët nuk e bëjnë këtë.

Hulumtuesit kanë rekrutuar rreth 300 gra, të peshave të ndryshme, dhe i kanë pyetur se sa shpesh e masin peshën e tyre. Asnjë nga gratë nuk kishte qenë në ndonjë program për humbje peshe asokohe.

Hulumtuesit ua kishin matë indeksin e masës trupore (BMI-në), dhe këtë e kishin bërë këtë në fillim të studimit, pas gjashtë muajve që kishte filluar studimi dhe prapë pasi kishin kaluar dy vite.

Ata kishin zbuluar se gratë të cilët e kishin matur peshën e tyre çdo ditë kishin pasur BMI më të vogël pas dy viteve, krahasuar me ato të cilët nuk e kishin matur peshën e tyre.

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se duke e matur peshën çdo ditë i bën njerëzit më të vetëdijshëm për rrugëtimin e tyre drejt qëllimit të caktuar.

Ju mund të motivoheni dhe matja e peshës në përditshmëri ju motivon të hani shëndetshëm dhe të ushtroni më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat