Pse përqindja e lartë e meshkujve të papunë duhet t’i frikësojë gratë

Life style

Pse përqindja e lartë e meshkujve të papunë duhet t’i frikësojë gratë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:38
Ilustrim

“Paraja është pushtet, dhe kur meshkujve u mohohet pushteti në një fushë, ata përpiqen ta fitojnë atë në një fushë tjetër”.

Rritja e meshkujve të papunë shpie në diskriminim më të madh gjinor ndaj grave, ka zbuluar një studim i SHBA-së.

Në kohën kur i jemi afruar një epoke të barazisë gjinore brenda vendit të punës – siç janë kampanjat për rroga të barabarta për punën e njëjtë mes dy gjinive, etj. – duket se ekziston edhe një anë e errët e meshkujve të papunë e cila nuk është ekzaminuar deri tani.

Ngacmimet seksuale duket të jenë rritur deri në 10 për qind brenda 20 viteve të fundit, raporton studimi.

Pasi Dan Cassino kishte analizuar të dhënat nga EEOC, ai kishte zbuluar se diskriminimet seksuale spikatin kur meshkujt gjenden prapa femrave në aspektin e punës.

Profesori i shkencave politike ka zbuluar se kur përqindja e papunësisë së meshkujve të martuar (8 për qind) është dyfishi i grave (4 për qind), ankesat për diskriminim gjinor pritet të rriten për 101 për qind.

E arsyeja për këtë, siç thotë Cassino, është se kur meshkujve u “kërcënohet” burrëria, atyre u rriten mundësitë për të bërë diskriminime gjinore.

Tjetër mundësi mund të jetë fakti se kur ka më shumë gra brenda një zyre, automatikisht meshkujt kanë më shumë gra për t’i ngacmuar, e kjo padyshim se është gjë e keqe.

Ky vërtet është problem i cili e shpie pas kulturën moderne në kohërat Shekspirjane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat