31-vjeçari: Si e godita gruan pasi nuk deshi të bëjë seks me mua?

Life style

31-vjeçari: Si e godita gruan pasi nuk deshi të bëjë seks me mua?

Nga: Bota sot Më: 30 gusht 2017 Në ora: 14:36
Foto ilustruese

Një burrë 31-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij me gruan, e cila ka humbur interesimin për seks me të. Ai ka thënë se një natë është frustuar aq shumë me gruan, aq sa e ka goditur, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni historinë e tij të plotë:

Gruaja ime më ka thënë se ka humbur interesimin për seks me mua, pas një grindjeje vitin e kaluar, e cila përfundoi duke e goditur unë atë.

Ne kemi qenë të martuar për gjashtë vjet.

Ajo është 30 vjeç dhe unë jam 31 vjeç.

Në fund të vitit 2015, ne u bëmë me djalin tonë të dytë.

Unë nuk i kam kërkuar asaj seks për disa muaj, por u frustova një natë dhe më vjen turp të them që e kam goditur.

Jemi larguar shumë që nga ajo kohë.

Ajo më në fund ka pranuar se ndenjat e saj ndryshuan atë natë që u grindëm shumë.

I kam kërkuar falje dhe i kam premtuar se kurrë nuk do të bëj një gjë të tillë përsëri, por nuk ka asnjë ndryshim në sjelljen e saj ndaj meje.

Përgjigjja e psikologes:

Siç e thoni ju, diçka ka shkuar gabim.

Kam frikë se gruaja jote nuk ndihet mirë me ju tani.

Nëse ju keni mundur ta humbi një herë durimin, si mund t’I siguroni asaj se nuk do të bëni të njëjtën gjë përsëri?

Ju duhet të punoni së bashku tani që ajo të rifitojë besimin dhe shpresojmë se ju mund të jeni një çift fizikisht i dashur edhe një herë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat