Rrëfehet 20 vjeçarja: Seksi me shefin 32 vjeçar është i mahnitshëm, por u shokova kur zbulova që ai...

Life style

Rrëfehet 20 vjeçarja: Seksi me shefin 32 vjeçar është i mahnitshëm, por u shokova kur zbulova që ai...

Nga: Bota sot Më: 30 gusht 2017 Në ora: 22:00
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shefin e saj 32 vjeçar, i cili ka partneren dhe është bërë baba, por që vajza nuk e ka ditur, përcjell Bota sot.

Ajo tregon se ka filluar të ketë ndjenja për të por e di që shefi nuk do ta lë partneren e tij për të.

Rrëfimi i plotë i saj:

Shefi im ka zbuluar një anë tjetër time, që nuk e kisha ditur që ekzistonte që kur nisëm të bënim seks të pasionuar.

Ne e bëjmë atë kudo që mundemi, duke përfshirë edhe në zyrë kur të gjithë të tjerët kanë shkuar në shtëpi.

Unë jam 20 vjeçare. Unë kam pasur vetëm një të dashur kur kam qenë në shkollë, kur isha 16 vjet.

E fillova punën këtu ku jam kur një shoqe e imja më tregoi se dikush po e linte punën aty.

E shfrytëzova mundësinë, pasi isha lodhur me punën time të kaluar.

Jam e sigurt që në këtë nuk do të ishe e lodhur. Shefi im ishte shumë i mirë dhe shoqërues.

Ai është 32 vjet dhe ju do të thoni se ai është shumë më i vjetër.

Mes nesh nuk ndodhi asgjë pikërisht në kohën kur ai po mundohej të dilte me mua.

Unë vetëm mendova se ai ishte një djalë i mirë dhe se isha me fat që punoja me një djalë aq të dashur.

Gjërat filluan kur ai më kërkoi që të qëndroja me vonë në zyrë për të sqaruar disa çështje të mbetura në punë.

Pas një orë që po punonim ai hapi një shishe verë që të na ndihmonte.

Kur e përfunduam ai më dha një puthje për të festuar punën por ajo u kthye në diçka më shumë.

Ne bëmë seks në tavolinën e tij të punës.

Unë nuk e kisha menduar se ai kishte të dashur e cila madje ishte shtatzënë me të.

Ai ma tha këtë pas një sesioni veçanërisht të gjatë dhe të pasionuar në një hotel aty pranë - kishim vendosur se zyra ishte shumë e parehatshme dhe kështu filluam të shkojmë në një hotel sa herë që kishim rastin.

Isha e shokuar dhe mendova se ky ishte fundi për të. Ai mori pak kohë të lirë që të jetë me partneren dhe fëmijën e lindur por sa herë që ishte vetëm më thoshte se sa shumë i mungoja dhe se afera jonë ishte më e nxehtë se kurrë.

Unë e di se ai nuk do ta lë partneren e tij por unë kam filluar të kem ndjenja për të.

Nuk i kam treguar asnjëherë atij për këtë. A i interesoj atij me të vërtetë apo vetëm po më përdor?

Përgjigja e psikologes:

Ai po të përdor ty dhe çka me partneren e tij, nënën e fëmijës së tij?

Ai është i sigurt që do ta lëndojë atë. Mos e lejo që të të lëndojë edhe ty.

Ai nuk do të mendohet që të të tradhtojë edhe ty në mundësinë e parë që ta ketë.

Ai nuk po të ofron ty asgjë përpos seks pa dashuri dhe pa të ardhme.

Tregoj se ka përfunduar mes jush, para se ndjenjat e tua për të të jenë të mëdha që nuk mund t’i kontrollosh.

Shmange edhe në zyrë. Në ndërkohë, kujdesu që të dalësh me miq dhe të njohësh njerëz të rinj.

Kjo do të të mundësojë që ta harrosh këtë tradhti dhe do ta gjesh një të dashur të duhur për veten tënde./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat