Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh

Life style

Zgjidhja më e mirë për punëtorët dhe kompanitë: Orari javor të bëhet katër-ditësh

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

A mendoni se aq më shumë që punoni, aq më shumë detyra kryeni? Fatkeqësisht, ky është vetëm një iluzion të cilin shumica e njerëzve e besojnë.

Sot, shumica e njerëzve punojnë 50, 60 dhe 70 orë në javë, duke i shndërruar tavolinat e punës në shtëpi të dyta.

Sidoqoftë, eksperimentet e shumta të kryera nga K. Anders Ericcson, një nga ekspertët më të mirë të psikologjisë së punës, kanë treguar se njerëzit mund të bëjnë vetëm 4 apo 5 orë punë produktive brenda dite. Pasi performanca e tyre ta ketë arritur kulmin, njerëzit vetëm fillojnë të ‘vuajnë’ në punë.

“Nëse jeni duke i nxitur njerëzit të punojnë më shumë se katër apo pesë orë në ditë – d.m.th më gjatë sesa që mund të përqendrohen – ju vetëm jeni duke i shtyrë ata të krijojnë shprehi të këqija. Më e keqja është se këto shprehi të këqija mund të ndikojnë edhe gjatë periudhës kur njerëzit janë normalisht produktivë”, tregon Ericsson.

Menaxherët të cilët e kishin shkurtuar orarin javor, kishin përfituar shumë nga kjo në aspektin e produktivitetit, mos largimit të punëtorëve nga puna, si dhe në lumturinë personale dhe profesionale.

Ryan Carson, drejtor i ‘Treehouse’, ka implementuar një orar javor 32-orësh qysh në vitin 2006. Prej atëherë punëtorët e tij janë bërë më të lumtur dhe më produktivë.

Sipas Carson, kompania sot është tejet e suksesshme, ku fitimet vjetore kapin shuma milionëshe, ndërsa punëtorët vijnë të lumtur çdo ditë në punë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompaninë ‘Reusser Design’, të cilët punojnë vetëm katër ditë në javë. Themeluesi i kompanisë, Nate Reusser, thotë se edhe nëse punëtorët punojnë më gjatë të premten, performanca e tyre është shumë më e lart.

“Nuk keni ide sa shumë nxitojnë njerëzit për t’i përfunduar projektet para se të shkojnë në pushim tre-ditorë”, ka treguar Reusser.

Këto zbulime sugjerojnë se ndryshimi i orarit sjell përfitime enorme te punëtorët dhe kompanitë.

Në vitin 2008, gjatë krizës financiare të Amerikës, ish kryetari i Utah, John Huntsman, kishte implementuar një plan për ta riorganizuar orarin javor.

Përafërsisht 75 për qind e punëtorëve të shtetit kishin filluar të punojnë vetëm katër ditë në javë, por orari ditor kishte qenë 10 orë. Kjo zgjidhje, jo vetëm që kishte reduktuar kostot e nxehjes, ftohjes, rrymës etj., por edhe e kishte ngritur moralin e punëtorëve. Njerëzit e kishin shijuar ditën ekstra të pushimit dhe kishin qenë të kënaqur me këto ndryshime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat