Gjërat të cilat i fshehin meshkujt prej femrave

Life style

Gjërat të cilat i fshehin meshkujt prej femrave

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 23:40
Ilustrim

Sekretet e mëdha që meshkujt i mbajnë të fshehura nga femrat, gjithsesi dalin pak nga pak në sipërfaqe. Dhe gjithë këtë e bëjnë me qëllimin që femrat për ta të kenë mirëkuptim.

Në vijim po i tregojmë disa nga ato gjëra të cilat do të mund t’ju befasojnë.

l. Kanë fantazi seksuale

Shumica e meshkujve do ta mohojnë këtë, sepse kanë frikë që do të frikësoheni apo do të keqkuptoni. Më së miri është të uleni me partnerin tuaj dhe të flisni hapur për fantazitë tuaja. Ndoshta disa prej tyre do të mund t’i aplikoni.

2. Nuk u pëlqejnë rrotullat

Meshkujt nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të bisedave tuaja. Ata janë të thjesht dhe nuk u pëlqen analiza e tepruar. Prandaj, mos e ngarkoni partnerin me të gjitha detajet e parëndësishme dhe kaloni menjëherë në temë.

3. Nuk dinë çfarë të thonë në takimin e parë

Shumica e meshkujve bisedën e takimit të parë e përjetojnë shumë të dhimbshme, sepse nuk dinë për çfarë të bisedojnë për t’ju impresionuar dhe për t’ju treguar se si ata në fakt janë një rast i mirë për ju.

4. Nganjëherë e duan heshtjen

Ekspertët pohojnë se truri i mashkullit është linear dhe komunikimi ditor në punë krijon impenjim më të madhe se tek femrat. Prandaj ndonjëherë është më mirë që partnerit t’i jepni pak hapësirë dhe qetësi në vend se ta ngarkoni me lloj-lloj bisedash.

5. Shpesh gënjejnë për ta ruajtur paqen

Shumë meshkuj nuk e thonë atë që e mendojnë gjatë grindjeve me të dashurën apo gruan për shkak të frikës se konflikti do të mund të përshkallëzohej. Prandaj ata gënjejnë për disa gjëra vetëm për ta ruajtur paqen në marrëdhënie.

6. Duan të ndihen tërheqës

Meshkujt janë gjithashtu të pasigurt dhe duan ta dëgjojnë mendimin tuaj rreth tyre. Ata duan të dinë se si i shihni dhe çfarë me të vërtetë mendoni për ta. Prandaj, herë pas here duhet t’i tregoni partnerit se pse e doni atë aq shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat