Vajza nga Shkodra: Martesa që më shkatërroi, burri s’besoi së isha e virgjër

Life style

Vajza nga Shkodra: Martesa që më shkatërroi, burri s’besoi së isha e virgjër

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 16:43
ilustrim

Një 24-vjeçare nga Vau i Dejës na ka rrëfyer historinë e trishtë të martesës së saj me mblesëri.

“Isha 19 vjeçe e jetoja në Vaun e Dejës. Kam pasur shumë debate me prindërit e mi gjatë periudhës që duhet ta pranoja djalin, por në fund e pranova që kjo ishte diçka që duhej të bëja. Të prisja dhe pak kisha mbetur në derë”, thotë ajo në një letër dërguar në faqen e Facebook-ut “Filozofia e Jetës.

“Nëse e pranoja atëherë isha vajza e mirë që dëgjoja prindërit, nëse jo isha vajza e keqe. Në rastin tim shumë vajza i kanë nxjerrë edhe prej shtëpisë. U bë si u bë fejesa, më pas u martuam.

Askush nuk mori parasysh që unë nuk doja vetëm një shtëpi 3-katëshe për të jetuar e bukë për të ngrënë. Unë doja një njeri që të më donte dhe të më respektonte.

Por drama nuk mbaron këtu. Natën e parë të martesës burri dyshoi nëse isha apo jo e virgjër. Që këtu nisen konfliktet, pasi ai nuk më besonte”, shton ajo.

Ndryshe nga shumë prej martesave që dështojnë, vajza përshkruan, se marrëdhënia e saj me burrin nuk kishte dhunë fizike.

“Unë dhe burri debatonim shumë, thotë ajo, sepse nuk ishim të përfshirë. Por nuk më rrihte. Ishte djalë çapkën, e ne asnjëri nuk e dashuronim njeri-tjetrin. Ne ishim bashkë vetëm nga dy familjet.

Duke jetuar një jetë ta paplotë e plot vuajtje kuptova se po jetoja një hipokrizi. Nuk po merrja vendime në jetën time.

Pasi u divorcova me shumë debate, ai u fejua brenda 2 muajsh me tjetër. Familja më braktisi, kurse unë tani jetoj në Tiranë dhe kam nisur punën. Jam e vendosur të bëj jetën time. Momenti i forcës time më të madhe ishte vendimi për të mos pasur fëmijë me burrin, kur të gjithë ma kërkonin. Sepse unë dua të jem nënë me dikë që unë dua”, përfundon ajo rrëfimin prekës./ShkodraNews/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat