Rrëfehet 26 vjeçari: E lashë të dashurën për një vajzë që e dua, por shoku i saj...

Life style

Rrëfehet 26 vjeçari: E lashë të dashurën për një vajzë që e dua, por shoku i saj...

Nga: Bota sot Më: 8 shtator 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një djalë 26 vjet ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë të cilën e do dhe që të dy i kanë lënë partnerët për të qenë bashkë, përcjell Bota sot.

Por djali thotë se vajza ka një shok me të cilin ka bërë seks, andaj ky dyshon se ata bëjnë ende.

Rrëfimi i plotë:

Kur unë dhe e dashura ime u njohëm, ne u pajtuam që të kemi seks pa kompromise me njëri tjetrin, por ne ishin bashkë shumë mirë dhe vendosëm që t’i linim partnerët tanë për njëri tjetrin.

Do të duhej të ishte një fund i lumtur por ajo është në kontakt me një djalë me të cilin ka fjetur kohë pas kohe dhe tani që ai i sillet vërdallë, mua më duket shumë dyshues.

Unë mund të shkoj me firmën time dhe ta zgjidh këtë, por nuk dua të bëj diçka të tillë.

E njoha të dashurën time para një viti përmes Facebook-ut. Ne ishim në lidhje jo të lumtura dhe folëm për disa muaj online, para se të dilnim bashkë.

U pajtuam që të ishim vetëm për argëtim, pasi na pëlqente ajo magji mes nesh dhe seksi ishte fantastik. Shumë shpejt e kuptuam se po bëhej diçka më shumë.

Ajo është 23 ndërsa unë jam 26 vjet. Unë e dua shumë atë dhe ajo më do mua, por po dyshoj se edhe ai djali tjetër është në jetën e saj.

Ajo ka shumë miq, meshkuj dhe femra dhe më shumë këtë djalë. Ai më ka treguar mua se kanë bërë seks dhe nuk jam i sigurt 100 për qind se ata e kanë ndaluar atë.

Kur e pyeta të më tregonte më shumë për të, ai më tha se seksi ka përfunduar dhe se tani janë vetëm miq.

Unë ende ndihem jo rehat kur ajo flet për të. E di se është e vështirë që t’i besosh dikujt pasi të dy kemi qenë tradhtarë para se të ishim bashkë, por unë jam besnik ndaj saj.

Edhe ajo është besnike por është gjithmonë një dyshim në mendjen time të cilin duhet ta heq.

E kam njohur atë djalë dhe i kam treguar se do të ketë probleme nëse dikush mundohet t’i afrohet asaj. Kam nevojë ta vë mendjen time në paqe.

Përgjigja e psikologes;

Ti je mashkull dhe je nën kontroll, por përbërësit më të rëndësishëm në një lidhje janë besimi dhe respekti.

Mos mendo që ta përdorësh firmën tënde për ta kërcënuar atë djalë.

Ti ndoshta je mësuar me dhunë dhe thyerje të ligjit, por kjo nuk është në rregull dhe e dashura jote mund të lëndohet nëse dëgjon për këtë.

Është e tmerrshme një sjellje e tillë kontrolluese dhe ajo do të mendojë se cili është hapi i ardhshëm.

Ti e do atë dhe kjo të bën të ndihesh vullnetar, andaj thuaj se ke nevojë më shumë dëshmi që t’i besosh asaj.

Pyete si e sheh të ardhmen e lidhjes tuaj dhe shiko a i keni mendimet e njëjta./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat