Shijet e preferuara të akullores lidhen me tiparet e personalitetit

Life style

Shijet e preferuara të akullores lidhen me tiparet e personalitetit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Nëse shija juaj e preferuar e akullores është ajo e mentës me grimca çokollate ka shumë gjasa që të jeni debatues, kursimtar dhe të kujdesshëm, thotë një ekspert amerikan për aromat dhe shijet.

Kompania prodhuese e akullores, “Baskin-Robbins”, dhe dr. Alan Hirsch, një ekspert i njohur ndërkombëtarisht i aromave dhe shijeve, i cili ka themeluar Smell & Taste Treatment and Research Foundation, kanë identifikuar se çfarë sugjerojnë disa shije të popullarizuara të akulloreve për personalitetin e dikujt.

“Kemi zbuluar disa gjëra befasuese kur kemi hetuar se çfarë tregon shija e preferuar e akullores për personalitetin e tyre,” tha Hirsch në një deklaratë.

“Për shembull, kemi zbuluar që njerëzit, të cilët preferojnë sherbet ylberi (një desert i bazuar në akullore me përzierje të frutave të ndryshme) janë më pesimist se sa do të mendonit, me gjithë profilin e ndritshëm të shijes ndërsa ata që preferojnë “rocky road” (akullore e bazuar në çokollatë dhe lajthi e arra si dhe marmallow) në fakt janë dëgjues të mirë.

Studimi po ashtu ka zbuluar që nëse shija juaj e preferuar është:

– Vanilje – ka shumë gjasa të jeni impulsiv, lehtësisht të ndikueshëm dhe idealist.

– Çokollata – ka më shumë gjasa të jeni dramatik, të gjallë, sharmant, flirtues, joshës dhe naiv.

– Dredhëza – ka më shumë gjasa të jeni tolerant, të përkushtuar dhe introvert.

– Menta me copa çokollate – argumentues, ekonomik dhe të kujdesshëm.

– Bajame – të dashur, sportiv dhe preferoni të shmangni qendrën e vëmendjes.

– Kafe – të ndershëm, ndërgjegjshëm dhe perfeksionit moral.

– Grimca çokollate – garues dhe energjik.

– Sherbet ylberi  – analitik, vendimtar dhe pesimist.

– Akullore sikur kek – agresiv, atraktiv dhe dëgjues të mirë.

Rezultatet kanë rrjedhë nga përgjigjet e amerikanëve të moshës 18-65, të cilët i kanë pyetur për shijen e preferuar të akullores kur kanë mbaruar testet standarde gjithëpërfshirëse psikiatrike dhe të personalitetit: Million Clinical Multiaxial Inventory-III (MCMI-III); Minnesota Multiphasic Personality Inventory-2 (MMPI-2); Beck Depression Inventory, Zung Anxiety dhe Zung Depression.

APA Diagnostic Classification DSM-IV-TR përcakton diagnoza të tilla si çrregullimet e ankthit ose çrregullimet e personalitetit si çrregullimet e kontrollit impulsiv dhe janë përcaktuar tiparet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat